Enciklopedia e Saimirit: Garincha…”gëzimi i të varfërve”
40 vjet me pare u shua legjenda braziliane. Në të gjithë historinë e futbollit askush nuk bëri më shumë njerëz të lumtur.
Nga Saimir Z. Kadiu
40 vjet me pare u shua Garincha…”Gezimi i te varferve”.
Në të gjithë historinë e futbollit askush nuk bëri më shumë njerëz të lumtur. Kur ai ishte atje, fusha ishte një unazë cirku, topi një kafshë e zbutur, ndeshja një ftesë per gosti…
* Lindi si Manuel Francisco dos Santos me 28 tetor 1933, ne Pau Grande, Rio de Janeiro.
* Garrincha ne gjuhen portugeze do te thote “zogu i vogel”.
* Konsiderohet nje nga lojtaret me te mire te te gjithe koherave, dy here kampion bote (1958,1962).
* Ne boterorin e Kilit (1962) u shpall lojtari me i mire I turneut.
* Brazili nuk ka humbur asnje ndeshje kur kane luajtur bashke Pele dhe Garrincha!!!
* Ka debutuar ne ekipin kombetar me 18 shtator 1955 ne nje ndeshje kunder Kilit ne Rio De Janeiro (1-1)
* Me perfaqesuesen braziliane, Garrincha ka luajtur 50 here duke shenuar 12 gola
* Ka luajtur 12 ndeshje (5 gola) ne 3 Kupa te Botes ( 1958,1962 dhe 1966)
* Ndeshja e fundit me perfaqesuesen braziliane (nr.50) i perket 15 qershorit 1966 ne Kupen e Botes 1966, ku ne Liverpool, Brazili u shpartallua nga Hungaria 3-1. Kjo ishte humbja e vetme e Garinches ne ndeshjet nderkombetare me Brazilin…
* Vdiq, ne moshen 49-vjecare me 20 janar 1983, nga kanceri ne melci ( pasoje e alkoolit per dekada me rradhe), i varfer, i braktisur nga familja ( kishte 8 vajza), por jo nga publiku qe e shoqeroi deri ne banesen e fundit.
* Ne varrin e tij eshte shkruar:” Ketu prehet ne paqe nje njeri qe ishte gezimi i te varferve, Mane Garrincha”.
* Stadiumi i Brazilias mban emrin e tij.
* Ne vitin 1999, juria e FIFA Player of the Century, e votoi Garrinchen si lojtarin e 7-te me te mire te shekullit, pas Pele, Di Stefano, Maradona, Beckenbauer, Cruiff dhe Platini.