Nuhatja “1 milion euro”
Te Dinamo e nënvlerësuan, por cilësitë e tij u nuhatën profesionalisht nga dikush te Partizani…
Nga Edmond Sufaj
Te Dinamo e nënvlerësuan, nuk i besuan talentit Xhuliano Skuka, ndoshta sepse mungoi nuhatja e perspektivës.
Por cilësitë e tij u nuhatën profesionalisht nga dikush tek Partizani, emrin e të cilit Skuka e ka shprehur dhe e shpreh gjithmonë kur e pyesin për çelësin e “shpërthimit” tek ai.
Pas kalimit të bujshëm tek Metz, nuk kam dëgjuar ende shenjën e falenderimit, respektit apo vlerësimit për dikushin që e transformoi Skukën në lojtarin që i siguroi Partizanit të ardhurat më të mëdha në historinë e klubit.
Gjithsesi, nga ana tjetër, Skuka me siguri nuk do harrojë.
Edhe në Francë kur do ta pyesin, me siguri ai do ta shprehë gjithnjë emrin e dikushit që i besoi, që e transformoi, i cili evidentoi elementët e një lojtari të kalibrit 1 milion euro, Tan Mehmeti??