UEFA është gati për ndryshimin radikal

Organi qeverisës i futbollit europian ka vendosur të rishikojë formulën e aktiviteteve me ekipet kombëtare.


UEFA ka vendosur të rishikojë formulën e aktiviteteve me ekipet kombëtaret. Komiteti Ekzekutiv i saj, që nesër do të marrë në shqyrtim propozimet për të modifikuar formulën e kualifikueseve të evenimenteve, duke nisur nga ato të Botërorit 2026, meqë numri i skuadrave pjesëmarrëse në fazën finale është rritur.

Plani që do të shqyrtohet është për shumë aktivitete të ndryshme dhe ajo e Botërorit 2026 është më e rëndësishmi, pasi nga tani e tutje në një aktivitet të tillë do të marrin pjesë 16 ekipe përfaqësuese. Për të bërë më të rëndësishme fazën në grupe dhe për të shmangur shumë ndeshje me disnivel mes skuadrave, po mendohet një formulë e re ku të krijohen 12 grupe me nga 4 apo 5 skuadra dhe ku të parat e çdo grupi kualifikohen direkt në këtë Botëror. Për 4 skuadrat që mbeten, emrat do të vendosen në bazë të play-off mes ekipeve të dyta në secilin grup. Po shqyrtohen edhe opsione të tjera, por gjithmonë me idenë që të ulet numri i ndeshjeve gjatë kualifikuesve të Botërorit.

Ndryshimi i dytë ka të bëjë me Ligën e Kombeve, sa i përket mbërritjes në turneun Final Four. Më parë atje shkonin direkt katër fituesit e grupeve përkatëse në Ligën A, ndërsa tani mendohet që të krijohet një play-off i tyre me skuadrat që renditen në vendin e dytë në grupet e kësaj lige.

Ajo që nuk do të ndryshojë është Kampionati Europian, faza finale e të cilit mbetet me 24 skuadra edhe pse u shqyrtua ndryshimi i formulës në 32 skuadra. Në UEFA kanë kuptuar se rritja e numrit të skuadrave mund të ulë cilësinë e fazës në grupe e si rrjedhojë edhe shikueshmërinë e ndeshjeve.

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…