Sasuolo i jep leksion Milanit

Milani vazhdon të zhytet në krizë rezultatesh, duke shkuar në gjashtë ndeshje pa fitore


Milani vazhdon të zhytet në krizë rezultatesh, duke shkuar në gjashtë ndeshje pa fitore, duke u mposhtur së fundmi nga Sasuolo në shtëpi me rezultatin 2-5.

Miqtë gjetën shumë shpejtë avantazhin me anë të Defrel në minutën e 19’, teksa pas dy minutash shënoi dhe Fratezi. Në minutën e 24’ Zhiru rihapi sfidën, por pas 6 minutash Berardi shënoi dhe të tretin për miqtë.

Ndiq "Tifozet.al" në Facebook

Edhe pjesa e dytë nisi me vuajtje për kuqezinjtë e Piolit, të cilët e pësuan që në minutën e 47’ nga Laurente, i cili shndërroi në gol një penallti. Në minutën e 79’ ishte Henrike i cili gjeti rrjetën, ndërsa Origi dy minuta më vonë Origi shënoi një supergol sa për statistikë.

Kështu Milani zbret në vendin e katërt, teksa rrezikon seriozisht zonën “Champions”, ndërsa Sasuolo largohet disi nga lufta për mbijetesë.

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…