Distria e artë në Paris!

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.


Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin që po mbahet në Paris të Francës.

Krasniqi fitoi medaljen artë në kategorinë deri në 52 kilogramë. Kampionia olimpike triumfoi në finale përballë hungarezes Reka Pupp.

Ndiq "Tifozet.al" në Facebook

Xhudistja kosovare e nisi raundin e parë pa ndeshje, ndërsa në raundin e dytë mposhti spanjollen Marina Castello Diez për të kaluar në çerekfinale.

Në çerekfinale, xhudistja u përball me mongolezen Sosorbaram Lkhagvasuren, të cilën e mposhti me ‘ippon’ (rezultati më i lartë në xhudo) për të kaluar në gjysmëfinale.

Xhudistja u tregua e fortë edhe në gjysmëfinale duke fituar me dy ‘waza-ari’ (rezultati i dytë më i rëndësishëm në xhudo) ndaj francezes Amandine Buchard dhe për të siguruar medaljen.

Postimi i Krasnqit

Në një periudhë të sfidave të njëpasnjëshme, është përsëri xhudo e cila na bën të shijojmë disa momente gëzimi. Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit, pas një performance të paarritshme nga kundershtaret. Faleminderit Toni dhe Disi për emocionet e mira dhe lajmet pozitive, për të cilat kemi aq shumë nevojë. ?

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…