Kasano: Murinjo është dinak, s’ka qenë kurrë trajner i madh!
Ish-sulmuesi i Romës, Interit dhe Milanit, Antonio Kasano, ka sulmuar trajnerin Zhoze Murinjo në “Bobo TV”
Ish-sulmuesi i Romës, Interit dhe Milanit, Antonio Kasano, ka sulmuar trajnerin Zhoze Murinjo në “Bobo TV”. Ai foli për rastin e Zaniolos dhe eliminimin nga e Romës nga Kupa.
“Murinjo nuk ka qenë kurrë një trajner i madh, ka qenë gjithmonë një komunikues i madh. Një nga të parët që diti të komunikonte.
Është mirë të jesh i zgjuar me shtypin, të menaxhosh mirë lojtarët e fortë, jo me ata të dobët. Sepse është e lehtë të jesh shok me lojtarët e fortë. Në Romë po kalon katastrofa pas katastrofash, ka shpenzuar para për të marrë lojtarë. Matic dhe Rui Patricio i ka afruar ai, jo unë. Shumë herë ishte dinak. Ditën tjetër na bënte për të vjellë.
Nuk di të trajnojë. Roma duhej të fitonte edhe me ekipin e dytë (rezervat) ndaj Kremonezes. Ai bëri një katastrofë me Karsdorp, e ofendoi para të gjithëve.
Tani thotë se po e kthen, kush e di pse. Tashmë e ka bërë këtë katrahurë. Njësoj me Zaniolo. Nuk duhet të na tregojë se Kremonese e meritoi kualifikimin, por të thotë arsyet pse nuk e ka lejuar skuadrën e tij të luajë futboll prej një viti e gjysmë”, u shpreh Kasano.