EURO 2025/ Zbardhet kalendari, datat e përballjeve të Kombëtares U-21

Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeҫ


Shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeҫ, i hedhur këtë javë në Nyon të Zvicrës e vendosi kombëtaren kuqezi në Grupin E sëbashku me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë. Pas përcaktimit të kundërshtarëve të grupit kualifikues sot u detajua edhe kalendari i ndeshjeve.

Shqipëria e drejtuar nga Alban Bushi do ta nisë fushatën e saj më datë 8 shtator 2023 në transfertë ndaj Armenisë dhe do ta mbyllë po ndaj Armenisë, në 15 tetor 2024, brenda në shtëpi.

Në muajin mars dhe qershor brenda datave zyrtare kuqezinjë e vegjël do të luajnë katër ndeshje miqësore për tu përgatitur në mënyrën më të mirë për një fushatë kualifikuese ku do të kërkohet kualifikimi, ashtu siҫ ka deklaruar edhe trajneri Bushi një ditë më parë në konferencën për shtyp të mbajtur në shtëpinë e futbollit.

Në shtator 21 vjeҫarët do të luajnë dy ndeshje, më 8 shtator në Yerevan përballë Armenisë për tu kthyer në shtëpi 4 ditë më vonë ku do të presin Rumaninë. Një muaj më pas, më 13 tetor, skuadra e Bushit do të udhëtoj në Finlandë për tu rikthyer në shtëpi ndaj Malit të Zi më datë 17 tetor. Viti 2023 do të mbyllet me dy ndeshje në muajin nëntor, dy transferta të forta ndaj Rumanisë dhe Malit të Zi më 17 dhe 21 nëntor.

Viti 2024 do të fillojë me marsin, ku kuqezinjtë kanë dy ndeshje në shtëpi, ndaj Finlandës më 22 dhe Zvicrës me 26. Dy ndeshjet e fundit të kësaj fushate kualifikuese do të jetë ato ndaj Zvicrës në transfertë e parashikuar për tu luajtur më 6 shtator dhe Armenisë më 15 tetor.

Eliminatoret e EURO 2025, mosha U-21

08/09/2023 – Armeni – Shqipëri

12/09/2023 – Shqipëri – Rumani

13/10/2023 – Finland – Shqipëri

17/10/2023 – Shqipëri – Mali Zi

17/11/2023 – Rumani – Shqipëri

21/11/2023 – Mali Zi – Shqipëri

22/03/2024 – Shqipëri – Finald

26/03/2024 – Shqipëri – Zvicër

06/09/2024 – Zvicër – Shqipëri

15/10/2024 – Shqipëri – Armeni

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…