Ronaldo rekordmeni, 503 gola në kampionate

Kristiano Ronaldo shënoi katër gola në fitoren 4-0 të Al-Nassr ndaj Al Uehda, në Arabinë Saudite


Kristano Ronaldo ka shënuar një tjetër arritje në karrierën e tij, teksa sot ka kapur dhe kaluar shifrën e 500 golave të realizuar në ndeshjet e kampionateve ku ka marrë pjesë.

Sulmuesi portugez më në fund ia ka dalë që të shënojë me aksion në sfidën e sotme që skuadra e Al Nassr luante në transfertë ndaj Al Uehda. Në minutën e 21-të të takimit, ai shënoi golin e 1-0 me një diagonale më të majtën, këmbën e tij “të dobët”, duke i dhënë avantazhin ekipit e duke shënuar njëkohësisht golin e tij të 500 në karrierë në kampionate të ndryshme, si pakkush në histori.

Por portugezi nuk u ndal këtu, pasi para fundit të pjesës së parë çoi edhe një herë topin në rrjetë, duke dyfishuar shifrat dhe duke çuar në 501 rekordin e tij personal.

Rekord të cilin e përmirësoi në fillimin e pjesës së dytë me një penallti të realizuar me sukses, për të regjistruar tregolëshin e parë në këtë kampionat.

Mw pas, goli i katërt i tij erdhi në minutën e 61 të kësaj sfide.

Rezultati 4-0 ishte ai me të cliin u mbyll ndeshja, duke kthyer përsëri Al Nassr në vendin e parë në renditjen e kampionatit.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…