Ali Kastrati, “babai” i sporteve të rënda

Sportist dhe trajner i 65 medaljeve. Boksier, mundës, por edhe fizioterapisti duarartë.


Nga Dash Frashëri

Emblema e komentit sportiv, Ismet Bellova, e cilësonte Ali Kastratin si “babain e sporteve të rënda”, ish-boksieri dhe gjyqtari Ahmet Golemi si “ikonë e dorezave”; Gjeneral Lejtnant Rrahman Parllaku e vlerësonte si “njeriun me duar floriri”. Sportist dhe trajner i 65 medaljeve. Ali Kastrati (1922-2013) nuk është vetëm boksieri, mundësi, peshëngritësi kampion, por dhe mjeku dhe fizioterapisti duarartë.

Të gjithë ata që e kanë njohur “Baba Aliun”, e kanë në kujtesë 91-vjeçarin që i binte kryq e tërthor kryeqytetit me biçikletën e tij, ndërsa sportistët që e patën trajner e mjek, si një njeri tepër të zot dhe me zemër të madhe. Ali Kastrati u nda nga jeta, më 11 mars të vitit 2013, por ai mbetet një nga figurat më emblematik dhe më të mëdha të sportit tonë.

Fitues anketash dhe i zgjedhur si një nga 12 sportistët më të mirë të gjitha kohërave. Ali Kastrati njihej me shumë epitete: “Profesor”, “Doktor”, “Ai Baba”, “Baba Aliu”, kjo jo vetëm për shkak të moshës, por për atë që ka dhënë në sport dhe jashtë tij.

Ali Kastratin e njohin mirë në të gjithë Shqipërinë, qoftë kur garoi për Partizanin si sportist, apo qoftë edhe si trajner. Ai ishte një “profesor” i dietologjisë, i Partizanit dhe i Kombëtares shqiptare. “Ai është një nga themeluesit e klubit sportiv “Partizani” dhe njëherësh sportist dhe trajner i tre sporteve”, – shkruan Et’hem Ibrahimi, një figurë e spikatur i boksit shqiptar. Mjeshtri Kastrati mbetet një nga personalitet e sportit shqiptar. Me punën e tij humane ai ka fituar zemrat e respektin e mijëra qytetarëve të vendit, veçanërisht të sportistëve dhe të sportdashësve, duke u bërë një njeri mjaft popullor.

JETA

Aliu u lind, më 20 gusht të vitit 1922 në Coroticë të Preshevës, rajonit shqiptar që është ende në administrimin e Serbisë. Prindërit e tij, Shaqiri dhe Aisheja, menjëherë pas lindjes së Aliut u vendosën fillimisht në Izmir e më pas në Stamboll. Erdhën në Tiranë më, 14 shkurt 1936, kur Aliu s’i kishte mbushur ende 14 vjeç. Babai i tij ndërroi jetë në moshën 114-vjeçare (1965), ndërsa nëna e tij në moshën 65-vjeçare (1941). Aliu kishte dy motra dhe tre vëllezër, dy prej të cilëve lindën në Turqi. Aliu u martua me Behijen nga Ulqini në vitin 1942, me të cilën lindi gjashtë fëmijë, tre vajza: Nezihati, Lejala dhe Melihaja, si edhe tre djem: Fahredini, Ismeti dhe Sabahati, pikërisht ky i fundit, i njohur në Tiranë me emrin “Bati”.

Behija u nda nga jeta në vitin 2005, tetë vjet para Ali Kastratit, teksa kampioni i madh e ndjeu jo pak humbjen e një bashkëshorteje të jashtëzakonshme me të cilën kishte kaluar jo pak, por 63 vjet martesë në një harmoni të plotë. Ikona e boksit shqiptar, Ali Kastrati është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, pas një sëmundjeje të pashërueshme.

Në të gjithë karrierën e tij ai ka mundur të rrëmbejë 65 medalje si dhe titujt “Mjeshtër i Merituar”, “Trajner i Merituar”, “Mjeshtër i Madh”, “Urdhri i Artë Naim Frashëri”, “Urdhri i Skënderbeut”, etj. Ai është fitues i 3 medaljeve të arta si trajner në Spartakiadën e parë Kombëtare me Partizanin në të tre sportet: boks, mundje e peshëngritje dhe numëron 65 medalje si kampion në ato sporte: 15 herë kampion kombëtar në boks, 16 herë në mundje dhe 15 herë në peshëngritje si trajner. Fitues i të gjitha Kupave të Republikës në mundje (1951-1966), në boks (1951-1963) dhe në peshëngritje (1949-1966), si trajner me Partizanin.

BOKSI

Me një trup të lidhur dhe tepër elegant, me një pasion të lindur për sportet e rënda, Aliu e nisi rrugën e sportit në moshën 18 vjeç, në vitin 1940. Një nga mësuesit e tij ishte Adem Karapici, i cili më pas u trajner i Partizanit dhe i Kombëtares në futboll. Si boksier, Ali Kastrati nisi aktivitetin në vitin 1940 në Tiranë, por famën ia japin ndeshjet me Mario Deniskën 1943, ish-kampion i Italisë e më tej me Hufs Jan kampion i Gjermanisë në 1944 dhe me Rafael Dishnicën kampion i Shqipërisë në Tiranë (1947) në kampionatin e parë kombëtar të boksit të organizuar pas Çlirimit të vendit.

Pas sukseseve kombëtare do të vinë edhe ato ndërkombëtare, madje me boksierë të famshëm: në Bullgari me Vladimir Kristof në 1949, në Poloni me Kolshinskin në 1949, në Çekosllovaki me boksierin Tjurmen, po në 1949 apo në Hungari me dy nënkampionët e vendit. Kastrati ka realizuar mbi 200 ndeshje boksi, ku ka dalë 4 herë Kampion Kombëtar (1947, 1948, 1950, 1951), ndërkohë që ka dalë edhe 14 herë si trajner boksi me Partizanin(1947,1948, 1950-1953, 1956-1963). I përgatitur mirë fizikisht, i fuqishëm, luftarak e me forcë të madhe grushtimi, Kastrati ka qenë më shumë i suksesshëm se çdo boksier tjetër në Shqipëri.

Historiani i boksit Et’hem Ibrahimi shkruan se, ndeshjen e fundit Ali Kastrati e ka zhvilluar me boksierin korçar Nedai Thellimi në kampionatin e pestë kombëtar të zhvilluar në Vlorë në vitin 1951. Ali Kastrati e përfaqësoi 20 herë Shqipërinë në vende të ndryshme të botës, prej të cilave ai fitoi 18 herë. Ai ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanik në Rumani (1947), takimin ndërkombëtar Shqipëri-Bullgari (1948), në Lapcig të Gjermanisë me Partizanin (1958), në Bashkimin Sovjetik (Armeni, 1958), si dhe në takime ndërkombëtare kundër boksierëve hungarezë, gjermanolindorë, koreanoveriorë dhe indonezianë. “Mjeshtri i Merituar i Sportit” ka nxjerrë një plejadë të shquar boksierësh. Në boks ai ka nxjerrë emra të tillë si Bejkush Birçe, Hysen Sharra, Ramiz Reka, Et’hem Ibrahimi, Ismet Varfi, Gjergji Kasa, etj.

MUNDJE

Ali Kastrati u dallua edhe në mundjen klasike, në të cilën u shpall katër herë kampion si sportist (1948, 1949, 1952, 1953) dhe 14 herë si trajner (1948, 1949, 1952, 1953) nga 15 kampionate të fituara nga Partizani. Nga duart e “Mjeshtrit të madh” kanë dalë emra të mëdhenj si Alush Abdihoxha, Luigj Deda, Bashkim Lika, Suvorov Nikolla, Ruzhdi Kola, Veliçan Golemi, Prokop Beqari, Mirash Vuksani, Iljaz Guri, etj.

PESHËNGRITJE
Kastrati mori pjesë vetëm një herë në këtë sport, duke dalë kampion në vitin 1949 si sportist (vendosi 20 rekorde kombëtare 1949-1966), ndërkohë që si trajner i Partizanit ai doli 13 herë kampion: 1948-1956 1952, 1958-1962 nga 15 kampionate të zhvilluara. Aliu ka nxjerrë qindra talente në sport, kampionë e rekordmenë, “Mjeshtër Sporti” dhe “Mjeshtër të Merituar të Sportit”, si Njazi Bushati, Mustava Baçova, Niko Teli, Bajram Kurti, etj.

MASAZHATOR

Masazhi dhe fizioterapia ishin një drejtim tjetër me të cilin është marrë Ali Kastrati, madje është një ndër më të njohur e kësaj fushe në fushat e futbollit, kryesisht me ekipin e Partizanit. “Baba Aliu” ishte gjithmonë gati, për t’i ardhur në ndihmë çdo lojtari të dëmtuar dhe për t’i riaftësuar ata në kohë rekord. Duart magjistare të tij kanë riaktivizuar muskujt e mpirë edhe të figurave politike të regjimit komunist.

ALI KASTRATI
(20.08.1922-11.03.2013)

Tituj kampion kombëtar
Si sportist
Boks 4 (1947, 1948, 1950, 1951)
Mundje 4 (1948, 1949, 1952, 1953)
Peshëngritje 1 (1949)

Si trajner
Boks 14 (1947,1948, 1950-1953, 1956-1963)
Mundje 14 (1948-1956 1952, 1958-1962)
Peshëngritje 13 (1949-1954, 1957-1963)

SPORTET
Si sportist

Boks 1940-1951
Mundje 1947-1953
Peshëngritje 1949-1950

Si trajner
Boks 1940-1963
Mundje 1947-1952
Peshëngritje 1949-1963

Klubi Sportiv Partizani 1945-1963
Ekipi kombëtar 1947-1963

Tituj kampion kombëtar
Si sportist
Boks 4 (1947, 1948, 1950, 1951)
Mundje 4 (1948, 1949, 1952, 1953)
Peshëngritje 1 (1949)

Si trajner
Boks 14 (1947,1948, 1950-1953, 1956-1963)
Mundje 14 (1948-1956 1952, 1958-1962)
Peshëngritje 13 (1949-1954, 1957-1963)

Ndeshje boksi: 200
Ndërkombëtare: 20 (18 fitore)

TITUJ SPORTIVË
“Mjeshtër i Merituar i Sportit”
“Trajner i Merituar” (Kombëtar)
“Nderi i Sportit Shqiptar”
“Urdhri Olimpik”
“Anëtar nderi i Federatës Shqiptare të Boksit”, 1998
I zgjedhur në 12 sportistët më të mirë për të gjitha kohërat
Fitues i anketës së gazetës “Sporti Shqiptar”
“5 më të mëdhenjtë e ringut shqiptar”

DEKORATA E MEDALJE
“Mjeshtër i Madh”
“Urdhri i Artë Naim Frashëri”
“Urdhri Naim Frashëri”, Klasi I, II
“Urdhri i Punës, Klasi II
“Urdhri i Skënderbeut”, Klasi II
“Urdhri Ushtarak”, Klasi II, III
“Medalja e Trimërisë”
“Medalja e Kujtimit”
“Medalja e 10-vjetorit të Ushtrisë”

(Statistikat janë marrë nga libri i Et’hem Ibrahimit kushtuar Ali Kastratit)

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…