Partizani, kualifikim me goleadë në Conference League

Partizani avancon më tej në turin e tretë të Conference League, aty ku do të gjejë letonezët e Valmierës


Partizani e ktheu në formalitet ndeshjen e kthimit ndaj Atletic Escaldes. Pasi fitoi ndeshjen e parë 1-0 në Andorrë, të kuqtë triumfuan edhe në kryeqytet para mbështetësve në “Air Albania” me rezultatin e pastër 4-1 për të vijuar rrugëtimin në Conference League.

Partizani dominon lojën gjatë pjesës së parë me Atletic Club D’Escaldes në “Air Albana”, por rastet e shumta të krijuara janë reflektuar me vetëm dy gola të shënuar nga Tedi Cara.

Në fakt, të kuqtë e nisën shumë keq ndeshjen, me një gafë në mbrojtje, por sulmues mik nuk pati saktësinë për ta dërguar topin në rrjetë në minutën e katërt.

Më pas erdhën mundësitë e shumta për shënim të Partizanin.

Mba në të gjashtë minutë dhe në të dhjetën u ndal nga portieri Garsia.

Në minutën e 28-të erdhi dhe zhbllokimi i rezultatit nga Cara, i cili shtyu në rrjetë topin e kthyer nga portierin pas goditjes së Mba.

Murataj humbi një rast të pastër, duke finalizuar keq në përmbyllje ne një kundërsulmi të shpejtë.

Tedi Cara realizoi golin e dytë në fundin e fraksionit hapës, duke shmangur disa lojtarë në vijën e 16 metrave.

Duhet theksuar se të kuqtë shfaqën disa pasiguri, që për fatin e tyre të mirë nuk u shfrytëzuan nga kundërshtari.

Partizani, i çliruar psikologjikisht, e nisi me dominim edhe pjesën e dytë. Në minutën e 64-t erdhi edhe goli i tretë, që mban firmën e Rrapajt.

Modestët e Andorrës shënuan golin e nderit në fundin e kohës shtesë, ku nga pika e penalltisë Lopez u tregua i saktë. Gjithsesi, ky gol nuk e prishi atmosferën pozitive në Air Albania me Partizanin që shënoi menjëherë pas finalizimit të Lopez me Grezdën, që gjeti golin e parë me fanellën e Partizanit.

Në këtë mënyrë, Partizani avancon më tej në turin e tretë të Conference League, aty ku do të gjejë letonezët e Valmierës që vijnë pas një kalimi turi rekord ndaj kundërshtarëve modestë të San Marinos, Tre Penne, me rezultatin e përgjithshëm 10-0. /SUPERSPORT.AL

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…