Silvinjo: Nuk ka favorit, në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka!

Goglat e pozicionuan Shqipërinë në të grupin B, përballë Spanjës, Italisë e Kroacisë.


Shqipëria njohu pasditen e sotme kundërshtarët e saj në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Në shortin e hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë, goglat e pozicionuan Shqipërinë në të grupin B, përballë Spanjës, Italisë e Kroacisë.

Në përfundim të shortit të hedhur nga UEFA në Hamburg të Gjermanisë, trajneri i ekipit kombëtar, Silvinjo dha një një prononcim për fshf.org, ku komentoi grupin dhe rivalët e Shqipërisë në finalet e Europianit 2024, duke theksuar se kuqezinjtë do të provojë të gjithë mundësitë për të bërë sa më mirë në këtë rrugëtim.

“Ishte një mbrëmje e bukur. Është mrekulli të jesh këtu. Të gjithë ne kemi bërë mirë deri këtu. Njerëzit duhet të kujtojnë çdo ndeshje që kemi fituar e barazuar për të ardhur këtu. Tani ndryshon pak dhe jemi në një grup të vështirë.

Kundërshtarët janë mësuar të luajnë në finalet e Europianit dhe të Botërorit. Flasim për skuadra të forta si Spanja, Italia, Kroacia. Ne duhet të provojmë mundësitë tona. E kemi bërë deri tani kundër Republikës Çeke, Polonisë.

Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. E dimë që kundërshtarët janë të fortë. Por në momentin që flitet për tre ndeshje finale të një Kampionati Europian, nuk mund të flasim për një favorit. Të gjithë janë favoritë. Ne do të shkojmë të luajmë futboll, do të bëjmë punën tonë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka”, tha ai.

Trajnieri Silvinjo u shpreh se “lojtarët janë të lumtur që do të shkojnë në finalet e një Europiani. Ishte një ëndërr dhe është një ëndërr për të gjithë ne. Tani do ta shfrytëzojmë këtë mundësi akoma edhe më shumë”.

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…