Ikin nga Partizani kroatët Kuic dhe Matijeviç, në stol pritet Orges Shehi

Partizani pëson sërish ndryshime në stol, pasi së fundmi janë larguar edhe dy pjesëtarë të stafit teknik.


Partizani pëson sërish ndryshime në stol, pasi së fundmi janë larguar edhe dy pjesëtarë të stafit teknik. “Panorama Sport” mëson se kroatët, Mario Kuic dhe Marko Matijeviç, i kanë dhënë lamtumirën klubit të kuq, pas një aventure prej më shumë se gjashtë muajsh.

Kjo dyshe ishte pjesë e stafit të Zoran Zekiçit në momentin që kaloi te Partizani, por bashkë me klubin, u vendos që Kuic dhe Matijeviç të qëndronin te të kuqtë edhe pas largimit të shefit të tyre, për ta bërë më pak të dhimbshëm ndryshimin e papritur në stolin e kampionëve.

Aktualisht stafi përbëhet vetëm nga Abilaliaj dhe Kalari, por Orges Shehi duket çdo ditë e më pranë Partizanit. Pavarësisht konfirmimit të Abilaliajt nga ana e presidentit Demi, ky i fundit, por edhe vetë drejtori, e kanë pasur të qartë që në fillim planin për të rikthyer ish-portierin në kampin e kuq.

I kushtëzuar nga një kontratë aktive me Tiranën, Shehi e ka pasur të pamundur t’i bashkohet Partizanit, por burime për gazetën bëjnë me dije se fjalën e tij te presidenti Demi e ka dhënë. Pavarësisht ofertave të tjera nga Superiorja, ish-trajneri bardheblu ka vendosur për Partizanin dhe bashkimi me të kuqtë është thjesht çështje kohe, ditësh, ndoshta edhe orësh. Bashkë me të, te të kuqtë do të kthehen edhe dy ishlojtarë të tjerë të Partizanit, Artan Karapici dhe Sebino Plaku.

E sotmja pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Shehit, pasi “Panorama Sport” mëson se do të zhvillohet gjyqi me Tiranën në Dhomën Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve, ku trajneri ka denoncuar çështjen. Gjasat janë që Shehi të lirohet nga kontrata me Tiranën dhe të jetë i gatshëm për të firmosur kontratën me Partizanin.

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…