“UEFA Regions’ Cup” / Shqipëria njeh rivalët, FSHF mirëpret ndeshjet e Grupit A

Kombëtarja shqiptare do të jetë pjesë e grupit A të raundit para-eliminator, së bashku me Armeninë e Estoninë


Është hedhur shorti i kompeticionit të UEFA-s “Regions’ Cup” 2024-25, për futbollin amator për të përcaktuar grupet për raundin para-eliminator dhe të ndërmjetëm ku merr pjesë për herë të parë edhe Shqipëria.

Kombëtarja shqiptare do të jetë pjesë e grupit A të raundit para-eliminator, së bashku me Armeninë e Estoninë, ndërsa lajmi tjetër i mirë është se të treja ekipet kanë rënë dakord që ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohet në Shqipëri nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Nëse arrin të kalojë këtë raund Shqipëria është shortuar në Grupin 5 të raundit të ndërmjetëm, ku do të ketë përballë Çekinë, Bosnje Hercegovinën dhe Skocinë.

Ndeshja e parë pritet të luhet më 20 maj, kurse të gjitha ndeshjet e raundit para-eliminator duhet të luhen deri më 31 korrik 2024. Kalendari ndërkohë do të përcaktohet menjëherë nga UEFA.

Të gjitha ndeshjet e raundit të ndërmjetëm duhet të luhen përpara datës 6 dhjetor 2024. Tetë fituesit e grupeve të raundit të ndërmjetëm do të kualifikohen për në finale – që do të zhvillohen, në parim, në dy javët e para të qershorit ose korrikut 2025.

Në këtë kompeticion marrin pjesë 36 ekipe kombëtare, ku 30 prej tyre do të nisin garën në raundin e ndërmjetëm ndërsa 6 të tjerat ku bën pjesë edhe Shqipëria do të marrin pjesë në raundin para-eliminator për të plotësuar dy vendet e mbetura të raundit të ndërmjetëm; ekipi që siguron vendin e parë në grupin A dhe ekipi që renditet i pari në grupin B.

Në raundin e ndërmjetëm do të marrin pjesë 32 skuadra (30 që hyjnë direkt në këtë raund dhe dy fituesit e raundit para-eliminator) që do të ndahen në katër vazo me nga tetë skuadra bazuar në koeficientët e tyre. Ekipet do të ndahen në tetë grupe me nga katër, secili me një ekip nga çdo vazo.

Futbolli amator është zhvilluar shumë vitet e fundit përmes kompeticioneve të ndryshme të organizuara nga FSHF, si Sunday League apo kampionati i futbollit 5×5. Për këtë arsye, FSHF vendosi të krijojë një ekip kombëtar dhe të marrë pjesë në turneun e organizuar nga UEFA.

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…