Napoli i dashuruar me shqiptarët, Ardjan Ismajli në fokus

Klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando Maradona” edhe mbrojtësin e kombëtares Shqiptare


Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando Maradona” edhe mbrojtësin e kombëtares Shqiptare, Ardjan Ismajli.

Lajmi bëhet i ditur nga media italiane, që raporton se drejtori sportiv i të kaltërve, Meluso, e njeh mjaft mirë Ismajlin, pasi ka punuar më herët te Empoli dhe ka nisur negociatat me menaxherin e tij.

Mbrojtësi 27-vjeçar po mbyll sezonin e tij të tretë te Empoli, ku ka qenë një nga pikat më të forta të prapavijës, teksa tashmë ka pjekurinë dhe eksperiencën e nevojshme për të bërë një tjetër hap të madh në karrierë.

Media italiane bën me dije se agjenti i Ismajlit, Serxho Mezi ka qenë disa ditë më parë në ambientet e klubit të Napolit, ku edhe kanë diskutuar mbi mundësitë dhe kushtet e transferimit të mbrojtësit.

Nëse gjithçka mbyllet me sukses, atëherë Napoli sezonin e ardhshëm pritet të ketë një dyshe mbrojtëse tërësisht shqiptare, me Rrahmanin e Ismajlin, me këtë të fundit që do të ketë misionin të zëvendësojë Kim Min Jae, i cili u largua një vit më parë drejt Bayernit të Mynihut.

Ndërkohë, vlen të theksohet se krahas Ismajlit, te Napoli mund të përfundojë edhe Igli Tare. Ish-drejtori sportiv i Lazios, i papunë që prej verës së kaluar, ka pasur disa takime me Aurelio De Laurentiis dhe gjasat janë që të marrë në dorë merkaton e klubit, duke nisur nga qershori i këtij viti.

Top Channel

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…