EURO 2024, Ajeti: Në futboll mund të ndodhë gjithçka

Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, doli në një konferencë për mediet nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen.


Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, doli këtë të mërkurë në një konferencë për mediet nga kampi bazë i kuqezinjve në Kaiserau në Kamen.

Ajeti tregoi ndjesitë në prag të Kampionatit Europian dhe theksoi se është gati 100% për të dhënë kontributin e tij. Futbollisti kuqezi foli edhe për tre ndeshjet e grupit të Shqipërisë, duke i cilësuar si finale dhe shtoi se edhe Kombëtarja ka shanset e veta në këtë grup.

Europiani i dytë, si ndiheni? – Shumë mirë, unë besoj se çdo lojtar që është i grumbulluar ndihet mirë. Është diçka speciale, sidomos kur bëhet fjalë për Kampionatin Europian.

Çfarë do të bëjë Ajeti ndryshe në këtë Europian? – Nuk e di, mundohem të jem sa më pranë ekipit. Nëse do luaj ose jo e vendos trajneri. Unë e mbështes Kombëtaren nga jashtë fushe dhe sigurisht nga fusha nëse do të luaj.

Keni pasur një sezon ku keni kaluar edhe një dëmtim, a jeni gati 100%?  –Dëmtimet që kam pësuar janë pjesë e futbollit. Jam përgatitur mirë, dy ndeshjet miqësore kanë qenë të rëndësishme për mua dhe jam gati 100 %.

A është ndeshja me Italinë kyçe për fatin e Shqipërisë në grup? – Ne kemi shpresat tona në çdo ndeshje. Në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne do të japim maksimumin. Si në ndeshjen e parë dhe në të fundit do të mundohemi të marrim rezultat pozitiv.

Si e shihni ndeshjen e parë me Italinë? – Për momentin kemi analizuar gjithë ekipin e Italisë, në ditët e ardhshme do të specifikojmë dhe lojtarët individualë. Ne duhet të përgatitemi për çdo sulmues. Gianluca Scamacca e pamë në Europa League që është shumë i rrezikshëm. Duhet të shohim edhe të tjerët se nuk luan vetëm një lojtar.

Ndeshja me Italinë, vitrinë për futbollistët shqiptarë. Si e përjetoni ju ? – Kampionati Europian është shumë i veçantë. Çdo lojtar e ka ëndërr të jetë pjesë e një Europiani. Ne kemi fatin të jemi këtu, të japim maksimumin tonë.

Shanset për kualifikim? – Ne gjithmonë i besojmë vetes dhe ekipit e çdo lojtari të grumbulluar. Duhet të japim maksimumin dhe të shohim pastaj se çdo të ndodh.

Jemi në një grup ferri, a do të mjaftohet Shqipëria veç me prezencën? – Kemi tre finale. Çdo ndeshje do të jetë speciale për ne. Do të jetë e vështirë, por shpresojmë të bëjmë diçka speciale.

Krahasimi i “ekipit 2016“ me “ekipin 2024”? – Nuk di të them nëse skuadra është më e fortë, por kemi shumë cilësi dhe shumë lojtarë vijnë nga ekipe të mëdha. Kualiteti duket në ekip, pasi kemi lojtarë shumë në formë.

Këshilla për lojtarët kuqezi që janë për herë të parë pjesë e kësaj aventure? – Është e veçantë edhe për ne, edhe pse është hera e dytë. Emocionet janë të ndryshme. Mundohemi të mbështesim çdo lojtar që me moshë është më i ri. Si jashtë fushe, edhe brenda fushës ne i mbështesim në çdo mënyrë.

Keni bërë llogari për këto tre ndeshje? – Llogaritë nuk i kemi bërë. Do shohim ndeshje pas ndeshje. Fillimisht me Italinë do mundohemi të marrin rezultat pozitiv, pastaj të shohim.

E ndjeni presionin nga tifozët për këto ndeshje? – Presioni është normal në futboll, si në klube si në Kombëtare. Por kur sheh tifozët si na pritën, në ndeshje dhe në stërvitje, kjo na motivon më shumë. Shpresoj dhe jam i sigurt që do të na mbështesin edhe në këto ndeshje në Europian.

Reparti i prapavijës? – Ne të gjithë kemi një raport shumë të mirë. Kjo gjë na ka ndihmuar edhe në kualifikuese. Të gjithë luftojmë për njëri – tjetrin. Me Beratin kam kohë që luajë, por edhe me të tjerët. Në 2016-ën isha unë më i riu dhe kisha pranë Mavraj dhe Canën, tani jam unë pak më i vjetër, por nuk mund të zgjedh. Siç e thashë edhe me parë. Çdo gjë ndodh në futboll, ka momente të mira dhe të këqija. Por nuk duhet të humbasësh shpresën, duhet të ringrihesh. Tani është momenti për të bërë sërish një hap të madh.

Ka shumë entuziazëm nga shqiptarët për ndeshjen me Italinë, pse është kaq e rëndësishme kjo ndeshje për tifozët shqiptarë? – Nuk di ta them, ndoshta nga karakteri që ne kemi. Gjithmonë i kemi pasur tifozët pranë nesh, na kanë dhënë shumë forcë në fushë. Ky është edhe një nga motivet se pse kemi ardhur deri këtu.

Sulmuesit apo lojtarët më të rrezikshëm italianë? – Nuk mund të them një sepse janë të gjithë të fortë. Por, sigurisht Scamaça ka bërë një kampionat shumë të mirë, është paraqitur shumë mirë në Europa League, duhet të jemi të kujdesshëm. Por sipas meje nuk duhet të përqëndrohemi te vetëm një lojtar, sepse janë të gjithë shumë të fortë.

Ke luajtur disa vite në Serinë A, çfarë ke mësuar nga ky kampionat? – Shumë gjëra, jam rritur shumë si lojtar dhe si person pasi ishte hera e parë që isha larg nga shtëpia ime. Më ka ndihmuar shumë dhe kam marrë eksperiencë të rëndësishme. Jam i lumtur që kam luajtur në Itali.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…