EURO 2024/ Duka: Në Gjermani nuk kemi ardhur vetëm për të luajtur, por për të fituar

Kur ka mbetur vetëm një ditë nga debutimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka treguar ndjesitë dhe emocionet në prag të sfidës ndaj Italisë që do të luhet në stadiumin e Dortmund.


Kur ka mbetur vetëm një ditë nga debutimi i Kombëtares shqiptare në Euro 2024, Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka treguar ndjesitë dhe emocionet në prag të sfidës ndaj Italisë që do të luhet në stadiumin e Dortmund.

Në një intervistë për Klan News me gazetarin Besard Jacaj, kreu i qeverisë shqiptare të futbollit foli për gjendjen e skuadrës, pritshmëritë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024” dhe për interesin e jashtëzakonshëm të tifozëve për të ndjekur Kombëtaren.

Emocionet në prag të EURO 2024? – Në fakt deri dje nuk kam pasur shumë emocione, por tani kanë filluar të më hyjnë ethet. Realisht më intereson Europiani, por nuk është se emocionet i kam për Europianin dhe për ndeshjet hapëse, por emocionet e mia janë për fillimin e ekipit tonë Kombëtar, për ndeshjen e parë kundër Italisë. Ka më shumë përgjegjësi se sa në 2016. Shumë i bukur ka qenë 2016 me të gjitha këndvështrimet. Me mbështetje nga tifozët, por më duket se tashmë në 2024 interesi i të gjithë shqiptarëve është më i madh edhe kjo më bën që ta ndjej më shumë përgjegjësinë, emocionin e këtij kompeticioni. Kjo të bën që të jesh me më shumë emocion. Për mendimin tim ky është ndryshimi.

Gjendja e ekipit? – Gjendja fatmirësisht është shumë e mirë. Nuk kemi asnjë futbollist me dyshime për të qenë në ndeshjen e parë kundër Italisë. Gjendja shpirtërore është shumë e mirë. Grupi është i bashkuar. Atmosfera duket pozitive. Pritja në Dortmund ka qenë fantastike. Është e vërtetë që ne kemi ardhur të parët në Gjermani, por uroj që të kemi pasur këmbën e mbarë që Europiani të shkojë sa më mirë dhe uroj të rrimë sa më gjatë. Pse jo edhe të fundit. Ka shumë kërkesa për të treja ndeshjet e Kombëtares dhe pritshmëri. Slogani “ne jemi një” është pikërisht forca e kësaj skuadre. Me këtë slogan ne mund të bëjmë përpara.

Lista me lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Silvinjo? – Pa dyshim që ka me të drejtë mërzi nga ata që nuk janë përfshirë në listë. Por ajo që dua të mendoj dhe të përqëndrohem është te futbollistët që ne kemi në gjermani, në dispozicion dhe për ndeshjen kundër Italisë. Nuk dua ta anashkaloj atë që thatë ju, por janë zgjedhje subjektive. Këto janë të mirat dhe të këqijat e futbollit. Fatmirësisht apo fatkeqësisht duhet të marrësh 26. Nëse nuk do të ishte njëri do të ishte tjetri. Do të kishim të njejtin diskutim. Të gjithë janë kualitete pothuajse të barabarta, por ja që duhen zgjedhur 26. Faleminderit për kontributin dhe uroj që do të vazhdojnë të kontribuojnë për Kombëtaren. Kombëtarja është më e rëndësishmja dhe nëse çunat që janë në Gjermani do të bëjnë rezultat pozitiv padyshim që do t’i gëzojë të gjithë edhe ata që nuk janë në listë.

Komenti i Edi Rejas për trajnerin Silvinjo? – Unë jam falenderues për të gjithë që kanë kontribuar në ekipin Kombëtar, jo vetëm trajner, por gjithë stafet, gjithë futbollistat dhe për këtë Federata e Futbolit i ka ftuar që të jenë pjesë e ndeshjes hapëse të gjithë qoftë edhe Edi Rejan edhe Gianni De Biasi, gjithë trajnerët që e kanë drejtuar Shqipërinë, gjithë futbollistët që kanë luajtur për ekipin Kombëtar. Të gjithë kanë vendosur nga një “tullë”, pavarësisht se të gjithë kanë pasur edhe ditë të këqija dhe të meta, por zhvillim pozitiv ka pasur dhe falë këtij zhvullimi pozitiv ne jemi këtu

Ndeshja me Italinë? – Kam vërtet shumë ethe, kam vërtet shumë emocione. Rrallë herë unë nuk fle, mbrëmë nuk kam fjetur.  Kam thënë në disa intervista në Itali që uroj ta fitojmë ndeshjen me Italinë. Dhe uroj që të dy bashkë ta kalojmë grupin dhe pse jo Italia ta fitojë Europianin, por vetëm për 90 minuta jam kundër Italisë. Nuk shikoj dallime, të treja janë skuadra shumë të mira. Të treja janë skuadrat më të mira të Europës vijnë në këtë kompeticion për ta fituar Europianin. Ne mbase jemi të kënaqur të kalojmë grupin ose të qëndrojmë sa më gjatë. Objektivi i tyre, i të treja skuadrave është për ta fituar Europianin dhe nuk është çudi që një nga të treja ta fitojë Europianin, pra nuk mund t’i dalloj. Por ajo që dua të përsëris është që në ndeshjen e radhës ne kemi Italinë, jo për ta veçuar nga pikëpamja kualitative apo sportive, por është ndeshja e radhës dhe duke qenë se është ndeshja e radhës unë duhet të mendoj vetëm Italinë dhe futbollistët e Italisë.

Objektivi në Kampionatin Europian? – Silvinjo, unë dhe të gjithë ne jemi të përqendruar tek Italia. I ftoj të gjithë që të përqendrohemi vërtet me gjithë energjitë tona pozitive për të bërë mirë me Italinë, pastaj ditë më të mira do vijnë nëse do të fitojmë ndaj Italisë. Unë nuk besoj se ka shqiptar që nuk do ta ndjekë skuadrën në Kampionatin Europian, nuk besoj që ka shqiptar që nuk është bërë krenar nga ky rezultat i Kombëtares apo nga pjesëmarrja në Kampionatin Europian dhe për këtë unë dua që t’i falenderoj të gjithë sepse në fund të fundit është edhe ky një komponent që na ndihmon të bëjmë sukses. Le të jemi të gjithë të bashkuar dhe me energji pozitive rreth këtij ekipi. Kryesorja janë puna, impenjimi, balancat personale që janë shumë të rëndësishme në një kompeticion apo në një ndeshje të tillë, por edhe fati është i rëndësishëm. Se në milimetra, shtyllë jashtë shtyllë brenda, bëhesh mbret, kështu që duhet edhe fat pa dyshim është një nga komponentët. Por dhe fati ndihmon më të mirët kështu që duhet të punosh që fati të të ndihmojë. Ndeshja me Italinë është shumë e vështirë, kampion Europe me shumë histori, por ne do të bëjmë tonën. Nuk kemi ardhur vetëm për të luajtur, por kemi ardhur për të fituar dhe do të tentojmë të fitojmë dhe të qëndrojmë sa më gjatë në Gjermani.

Lexo më shumë

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…