Edi Rama për ”Tuttosport”: Me Italinë na ndan vetëm deti, shpresoj të përfundojë barazim”

Kryeministri i Shqipërisë ka dhënë një intervistë për gazetën ‘’Tuttosport’’ në kuadër të ndeshjes kundër Italisë


Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë që prej vitit 2013, ka dhënë një intervistë për gazetën ‘’Tuttosport’’ në kuadër të ndeshjes kundër Italisë që do të hapë kampionatin europian për kombëtaren e drejtuar nga Silvinho.

Një sfidë jo e parëndësishme duke pasur parasysh afërsinë gjeografike të dy vendeve.

Mirëmëngjes zoti Rama, Itali-Shqipëri këtë herë vlen për Kampionatin Evropian: çfarë efekti ka për ju?, pyet gazetari.

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë (dhe shpresoj e fundit) në jetën time që do të shpresoj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Europian. Por në çdo rast do të ishte mirë me një barazim, i cili, për Kuqezinjtë tanë do të ishin si një fitore. E di që barazimi me Shqipërinë do të ishte fillimi i provës kundër Spalletit’’, thekson Rama.

Çfarë duhet të kemi frikë nga Shqipëria? Dhe, sipas jush, si përfundon ndeshja?

“Duhet t’i frikësohemi epërsisë së qartë të Shqipërisë, ku sigurisht fitojmë… frymës së ”hakmarrjes” së djemve të Sylvinhos dhe faktit që skuadra jonë nuk ka asgjë për të humbur. Mund të përfundojë në çfarëdo mënyre, por, duke qenë se Italia pothuajse nuk shkëlqen kurrë kur fillon një turne, shpresoj për një barazim”, shton kryeministri.

Si ka ndryshuar marrëdhënia mes italianëve dhe shqiptarëve në tridhjetë vitet e fundit? Dhe si e gjykoni atë për momentin?

“Tani jemi një popull i ndarë nga deti, por i bashkuar në çdo gjë tjetër. Të ngjashëm si dy pika uji në pikat tona të forta dhe të dobëta”, thekson  kryeministri Rama.

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…