Gjimshiti: Tifozëria jonë, më e bukura në botë!

Kapiteni i Shqipërisë: Ja ku gabuam me Italinë!


“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e kemi lejuar të vijë thjesht në zonën tonë. Pas katër ditësh kemi ndeshjen me Kroacinë, duhet të përgatitemi mirë dhe të marrim pikë.

Presioni: “Momenti i pësimit është më i vështiri, gjëja më pozitive e kësaj nate është që kemi mbetur në lojë deri në fund, me pak fat mund të kishim barazuar. Duhet përvojë dhe punë, nuk është e thjeshtë të luash kundër kombëtareve të mëdha, duhet të përballosh presionin dhe t’i bësh dëm kundërshtarit.”

Problemet në mbrojtje: “Për fazën difensive nuk është se kemi punuar shumë mirë, duhej të ndërprisnin ritmin e kundërshtarit, të bënim edhe faulla. Është gjeja që duhet të përmirësojmë.

Duhet të bëjmë më pak presion që të mos i lejojmë që të vijnë në zonat tona të rrezikshme. Nuk kemi shumë kohë, por me videoanaliza do të bëjmë diçka”.

Atmosfera e tifozëve: “Tifozëria është më e bukura në botë, dua t’i falënderoj të gjithë shqiptarët nëpër botë, ishte atmosferë fantastike. Janë motivim i madh për ne, pse jo që t’i befasojmë kundërshtarët në ndeshjet e mbetura.” / Supersport

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…