Humbja me Italinë, Asllani: Më vjen keq për tifozë

Mesfushori i Kombëtares foli pas humbjes 2-1 kundër Italisë në Euro 2024.


Kristjan Asllani, mesfushori i Kombëtares foli pas humbjes 2-1 kundër Italisë në Euro 2024.

Asllani u shpreh i keqardhur për tifozët, të cilët e ndoqën të shumtë në numër Kombëtaren.

“Kemi pasur atë rastin e fundit dhe nuk barazuam dot. E gjetëm golin shpejt me një gol të bukur të Bajramit. Për mendimin tim u ulëm shumë mbrapa. Italia e mbajti topin shumë mirë, sepse janë ata kampionët. Kemi qendruar në lojë deri në fund. Por nuk gjë, do të shohim përpara, kemi ndeshjen tjetër. Më vjen keq vetëm për tifozët”, tha mesfushori i Interit.

“Ata sulmonin me shumë vetë, ishte shumë e vështirë për mua dhe Ramadanin. Po vraponim jo mirë, sa majtas, sa djathtas. Jemi lodhur shumë. Por të jemi grup dhe të mendojmë për ndeshjet e tjera. Mund të them që më vjen shumë keq që nuk i dhamë një rezultat pozitiv tifozëve. I falenderoj me zemër të gjithë. Shpresoj të jenë edhe në dy ndeshjet e tjera”, tha Asllani.

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…