Silvinjo: Duel që do të mbahet mend gjatë!

Trajneri Sylvinjo analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme.


Trajneri Sylvinjo analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme.

“Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë kundër një skuadre të shkëlqyer. Respekt për trajnerin dhe lojtarët e tyre. Ishim shumë mirë në pjesën e parë, kishim mundësi për të shënuar golin e dytë.

Më pas pësuam dy gola në të dytën, por ia dolëm të barazonim. 5 minutëshi i fundit do të mbetet në memorien e gjithë botës dhe gjithë shqiptarëve. Shumë bukur.

Jemi ambiciozë, të ecim përpara. Kjo Kombëtare ka shumë lojtarë me potencial dhe të rinj, të cilët po marrin përvojë. Do e mbajmë mend gjatë këtë ndeshje.

Paraqitjen e vendos rezultati. Nëse do të futej ai top i Manajt me Italinë do të flisnim ndryshe.

Golat e pësuar? A e di si mund të përmirësohemi? Përmirësohesh duke luajtur, duke zhvilluar kompeticione të rëndësishme dhe duke avancuar përpara.

Kemi shumë lojtarë të rinj, si Mitaj, Asllani dhe Muçi, po marrin përvojë. Kjo është fantastike.

Zëvendësimet? Broja është një lojtar që të vret në fushë të hapur, por Kroacia po fitonte dhe zgjodha Dakun. Për të trazuar mbrojtjen dhe për të tërhequr ekipin përpara”, theksoi Sylvinjo.

Lexo më shumë

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…