Jose Mourinjo: Shqipëria, një nga skuadrat që theu çdo parashikim

Shqipëria nuk ka bërë për vete vetëm tifozët shqiptarë anembanë botës, por edhe trajnerë të njohur.


Surpriza e EURO2024 për Jose Mourinhon është Shqipëria.

Shqipëria nuk ka bërë për vete vetëm tifozët shqiptarë anembanë botës, por edhe trajnerë të njohur. Jose Murinjo nuk ka mundur të rezistojë, teksa ka bërë një reagim në rrjetin social X (ish-Twitter), ku i thur elozhe Kombëtares shqiptare.

Portugezi thekson se Shqipëria po thyen çdo parashikim dhe e ndodhur në grupin e “vdekjes” po bën ndeshje fantastike. Po shënon gola të bukur si në sekondat e para, edhe në minutat e fundit. Sipas tij, diçka e tillë mungonte që prej Kosta-Rikës në Botërorin e vitit 2014. Kjo që po bëjnë kuqezinjtë, sipas tij, është “kulmi i futbollit”.

“Shqipëria është një nga skuadrat që theu çdo parashikim. Në grupin e vdekjes me zero pritshmëri, stadiume plot, lojë e mirë, gola në sekondat e para, gola në minutën e fundit.

Një skuadër plot jetë, në kërkim të fitoreve. Këtë nuk e kemi parë që nga Kosta-Rika e Botërorit 2014. Kulmi i futbollit”, shkruan “The Special One”. (ATSH)

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…