Asani: E kemi analizuar Spanjën, do të japim maksimumin

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot një seancë stërvitore në Sportzentrum Kaiserau


Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi sot një seancë stërvitore në Sportzentrum Kaiserau, ndërsa përgatitjet për ndeshjen e ardhshme kundër Spanjës po vazhdojnë me intensitet.

Lajmet e fundit nga kampi shqiptar janë inkurajuese, pasi nuk ka asnjë lëndim serioze që të ndikojë në performancën e skuadrës. Mihaj pati një goditje të lehtë, por u stërvit bashkë me pjesën tjetër të skuadrës, ndërsa Rey Manaj, i cili u stërvit vetëm të premten, është kthyer plotësisht me grupin.

Sulmuesi Jasir Asani, duke folur për faqen zyrtare të UEFA-s tha se, “kemi luajtur kundër dy kundërshtarëve të fortë Italisë dhe Kroacisë. Ata luajnë futboll të nivelit të lartë, dhe Spanja gjithashtu ka talent të madh. Ne kemi mësuar shumë si ekip në EURO 2024, sepse këto janë ndeshje që mund të na përmirësojnë si lojtarë,” tha Asani.

Ai theksoi se skuadra ka analizuar dhe studiuar lojën e Spanjës me kujdes. “Ne e kemi analizuar Spanjën dhe e kemi studiuar. Nuk kemi asgjë për të humbur, kështu që do të përpiqemi të bëjmë maksimumin dhe të marrim tre pikë, edhe nëse kjo do të jetë një kërkesë e madhe. Nëse kemi pak fat, ne mund ta bëjmë,” shtoi ai.

Asani gjithashtu ndau një detaj interesant mbi atletet e tij të veçanta, të frymëzuara nga Super Mario. “Këto atlete i kam bërë gjashtë apo shtatë muaj më parë, por i kam mbajtur për një rast të veçantë. Nuk i kam përdorur kundër Italisë, ndaj më është dashur t’i përdor kundër Kroacisë. Doja të kisha një dizajn qesharak, kështu që zgjodha Super Marion, ndoshta atletet e mia janë më të famshme në EURO se unë tani!”

Ndeshja kundër Spanjës do të jetë një sfidë e rëndësishme për Shqipërinë, por me përkushtimin dhe përgatitjen e duhur, ekipi shpreson të tregojë një performancë të fortë dhe të luftojë për një rezultat pozitiv.

Shqipëria luan ndaj Spanjës të hënën në orën 21:00 në Dyseldorf, për të shpresuar në një rezultat pozitiv që do të thoshtë kalim i fazës së grupeve për herë të parë në histori.

(ATSH)

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…