Gjermania shmang humbjen me Zvicrën, Hungaria fiton me Skocinë

Gjermania shmangu humbjen në fund ndaj Zvicrës, në sfidën e Grupit A, aty ku barazuan 1-1. U ndeshën 100 minuta në Shtutgart për të shënuar një gol nga Hungaria


Gjermania shmangu humbjen në fund ndaj Zvicrës, në sfidën e Grupit A, aty ku barazuan 1-1.

Kombëtarja helvete i shkoi shumë afër fitores, por pak sekonda nga fundi, u “thyen”.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e Zvicrës falë golit të Ndoye në minutën e 29-të, ndërsa Fullkrug, vendosi baraspeshën në minutën e 92-të.

Vlen të përmendet, se u anuluan edhe dy gola, nga një për secilën kombëtare.

Me këtë barazim, Gjermania ruan vendin e parë në grup me 7 pikë, ndërsa Zvicra renditet e dyta me 4 pikë.

U ndeshën 100 minuta në Shtutgart për të shënuar një gol. Hungarezët bëjnë një mrekulli të vogël dhe fitojnë ndaj skocezëve duke u renditur në vendin e tretë të grupit A, me 3 pikë.

Një ndeshje e luftuar, sidomos në mesfushë, por kryesisht sulmet e të dyja skuadrave ishin pa ide.

Në pjesën e parë skocezët e nisën mjaft mirë lojën duket qenë me kërkues. Duelet në mesin e fushës ishin të forta dhe lojtarët nuk e “kursyen” njëri – tjetrin. Por arbitri Facunton Tello, një argjentinas, e lejoi lojën e “rëndë”,por nuk I kurseu dhe kartonat e verdhë.

Hungarezët ashtu si në dy ndeshjet e para më shumë janë në pozicione pritjeje

Pjesa e dytë nuk ka shumë dallim nga e para për stilin e lojës, Hungarezët dissi më kërkues se në pjesë e parë port ë dyja skaudra sulmojnë pa ide të qarta.

Një moment i veçantë ishtë minuta e 68-të kur Vagas, pas ekzdkutimit të një goditje dënimi, pa pasur përplasje, u rrëzua në tokë. Menjëherë i rrethuar nga shokë dhe stafi mjekësor në mënyrë që kamerat të mos shfaqin atë që po ndodhte. Disa minuta ankthi dhe më pas Varga u largua me barelë jashë fushës.

Me 10 minuta shtesë dhe me shumë energji të shpenzuara, ndeshja u luajt nga njëra- portë në tjetrën.

Në minutën e fundit, skocezët kryejnë një goditje këndi. Szoboszlai merr një top dhe niset në kundërsulm, pason për Csoboth, ky për Szalai. Szalai në të djathë nuk godet po pason drejt qendrës për Kevin Csoboth, i harruar në qendër të zonës dhe 24-vjeçari shënon golin e parë me përfaqësuesen e Hungarisë.

Lexo më shumë

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Kupa e Botës 2026, dalin në shitje biletat e ndeshjes Shqipëri – Andorra

Më 24 mars, Shqipëria do të luajë ndeshjen e dytë kualifikuese në grupin E kundër Andorrë, në orën 20b”.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti Duka në “Skaner”/ Sfidat e futbollit, ligji i sponsorizimit, infrastruktura, kampionati, Kombëtarja e deri te projektet

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një intervistë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Skaner” në MCN TV me…