Champions League, Egnatia humbet me Borac Banja Luka
Kampionia e Shqipërisë, e cila luajti nga minuta e 28-të me një lojtar më pak, pësoi gol në minutën e gjashtë shtesë
Egnatia nuk ia del të shmangë humbjen në transfertë ndaj skuadrës së Bosnjë Hercegovinës, Borac Banja Luka, në raundin e parë kualifikues të Champions League (1-0).
Kampionia e Shqipërisë, e cila luajti nga minuta e 28-të me një lojtar më pak, pësoi gol në minutën e gjashtë shtesë e tashmë do të ketë një detyrë më të vështirë në ndeshjen e kthimit, ku duhet të fitojë me dy gola diferencën për t’u kualifikuar (ose me një gol diferencë, duke pasur fat në goditjet e penalltive).
Një nga lojtarët më të mirë të skuadrës rrogozhinase, Zejnullai, mori karton të kuq direkt, pas verifikimit të pamjeve në sistemin VAR. Kryesori anuloi të verdhin dhe e drejtoi lojtarin drejt dhomave të zhveshjes.
Egnatia ia doli të rezistonte deri në minutën e gjashtë shtesë, moment kur Damir Hrelja e dërgoi topin në rrjetë nga një distancë e afërt.
Në minutën e 11-të shtesë, Ndreca mori kartonin e dytë të verdhë, me Egnatian që luajti për pak çaste me dy lojtarë më pak.
Humbje 4-2 për Strugën në fushën e Slovan Bratislavës. Ekipi strugan pësoi dy gola në pjesën e parë me autorë Weiss dhe Mak.
Besart Ibraimi shkurtoi diferencën në 2-1 në minutën e 55-të me penallti, ndërsa në të 74-tën barazoi përkohësisht rezultatin.
Në minutat e fundit, vendësit shënuar dy gola të tjerë me të njëjtin autor, Kucka, në minutat 85 dhe 91.