Silvinjo mban masterclass mbi lidershipin në Credins Bank

Ai ndau edhe detaje nga puna e tij si trajner i Kombëtares, duke nisur nga menaxhimi i stafit organizativ dhe teknik, përzgjedhja e lojtarëve


Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, mbajti një masterclass mbi lidershipin në ambientet e Credins Bank, ku foli për karrierën e tij si futbollist dhe trajner.

Gjatë referimit të tij, Silvinjo u ndal te momentet kyçe që shenjuan karrierën e tij futbollistike, karakteristikat e trajnerëve me të cilët ka punuar dhe është trajnuar, duke u fokusuar në dimensionin njerëzor të trajningut.

Ai ndau edhe detaje nga puna e tij si trajner i Kombëtares, duke nisur nga menaxhimi i stafit organizativ dhe teknik, përzgjedhja e lojtarëve, menaxhimi i rezultatit të ndeshjes, komunikimi me lojtarët në pushimin mes pjesëve, motivimi i lojtarëve etj.

Në përfundim të prezantimit u zhvillua një sesion pyetje-përgjigje, ku pjesëmarrësit diskutuan me trajnerin çështje të ndryshme të futbollit dhe lidershipit

Lexo më shumë

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”, përcaktohen tetë ekipet finaliste

Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali janë tetë ekipet finaliste të Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”.

KAMPIONATET

Egnatia merr kreun, provë force ndaj Vllaznisë

Egnatia ka rimarrë kreun e renditjes të Kategorisë Superiore me një provë të mirëfillte force në Shkodër, duke mundur 2-0…

KOMBËTARET

Botërori 2026, Silvinjo: Sfida ndaj Anglisë e vështirë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka

Kombëtarja shqiptare luan nesër ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Anglisë, në stadiumin “Wembley”, në orën 20:45.

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Presidenti i Federatës Zvicerane, Blanc vlerëson zhvillimin e futbollit shqiptar

Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Dominique Blanc zhvilloi një vizitë dyditore në Shqipëri. Gjatë kësaj vizite ai u prit…