Erbim Fagu trajneri i Tiranës U21, “Pit Bulli” do të evidentojë talentet bardheblu
Erbim Fagu do të jetë trajneri i Tiranës U21 për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu në rrjetet sociale
Erbim Fagu do të jetë trajneri i Tiranës U21 për sezonin e ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi bardheblu në rrjetet sociale, ku njofton se pas eksperiencës si futbollist i Tiranës, Fagu rikthehet tashmë me një rol të ri.
Përveç rolit të trajnerit të skuadrës U21, Fagu do të jetë edhe ndihmës i Orges Shehit në ekipin e parë dhe do të punojë në krah të tij për të evidentuar talentet e reja brenda moshave të bardhebluve.
Fagu është formuar si futbollist pranë klubit të Tiranës, me të cilin u aktivizua deri në verën e 2008-ës, ndërsa më pas luajti me Teutën, Elbasanin, Besën e Skënderbeun dhe pikërisht nga korçarët i dha fund karrierës si futbollist, në 2014-ën, kur ishte vetëm 27 vjeç.