Aleksandar Isaevski, mbrojtësi i majtë maqedonas vishet “blu”
Aleksandar Isaevski, pritet të zyrtarizohet këto ditë nga Dinamo si përforcimi më i ri i klubit blu. Mbrojtësi i majtë maqedonas që shkëlqeu në sezonin e fundit me Vllazninë është një prej tyre dhe pritet të jetë nën urdhrat e Bledi Shkëmbit
Aleksandar Isaevski, pritet të zyrtarizohet këto ditë nga Dinamo si përforcimi më i ri i klubit blu. Mbrojtësi i majtë maqedonas që shkëlqeu në sezonin e fundit me Vllazninë është një prej tyre dhe pritet të jetë nën urdhrat e Bledi Shkëmbit më 5 korrik, datë kur do të nisë faza përgatitore.
Gjatë kësaj jave gjasat janë që blutë të prezantojnë edhe emra si Dorian Kërçiku, Marin Abazaj, Enis Gavazaj, Romeo Harizaj, Rimal Haxhiu, Stefen Çinedu dhe Xhuljano Skuka.
Dy të fundit janë sulmues që vijnë nga Hajduku i Splitit në Kroaci dhe Korabi në Kategorinë e Parë. Dinamo ka rënë dakord për blerjen e kartonit sa i përket Skukës, ndërsa nigeriani Çinedu do të vijë si lojtar i lirë… /E.S./Vipsport.al/