Vllaznia firmos me talentin shkodran
Një tjetër talent do qëndrojë në shtëpi dhe ka firmosur kontratë afatgjatë për 5 vite. Geralb Smajli ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit dhe do vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë, fillimisht në ekipin e dytë.
Vllaznia më në fund e ka kthyer vëmendjen te akademia e saj dhe nuk lejon që talentet të shpërndahen në ekipe të tjerë të Superiores, pa fituar asgjë.
Një tjetër talent do qëndrojë në shtëpi dhe ka firmosur kontratë afatgjatë për 5 vite. Geralb Smajli ka gjetur marrëveshjen me drejtuesit dhe do vazhdojë të jetë pjesë e Vllaznisë, fillimisht në ekipin e dytë.
Mbrojtësi e ka nisur futbollin në klubin Djelmnia Shkodrane, për të kaluar më pas te FC Shkodra e Shkëndija e Tiranës, derisa kaloi te Vllaznia në vitin 2020.
NJOFTIMI I KLUBIT
KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen dhe ka firmosur kontratën me mbrojtësin 19 vjeçar Geralb Smajli. Ai është produkt i akademisë tonë dhe si rrjedhojë konsiderohet një element i së ardhmes. Për këtë arsye është firmosur kontratë 5 vjeçare me të.