Frederic Veseli, kapiteni shqiptar që fitoi Botërorin U-17
Frederik Veseli, në vitet e tij të para si futbollist, përfaqësonte Zvicrën në arenën ndërkombëtare dhe me të fitoi Botërorin U17, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në atë përfaqësuese.
Ndoshta pakkush e kujton por Shqipëria ka në radhët e përfaqësueses së futbollit një Kampion Bote. Frederic Veseli, në vitet e tij të para si futbollist, përfaqësonte Zvicrën në arenën ndërkombëtare dhe me të fitoi Botërorin U-17, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në atë përfaqësuese.
“Ishim fëmijë me një ëndërr, të bëheshim të fortë e të kishim sukses në futboll. Kishim personalitet, ishim plot talent, mësuam shumë në ato vite dhe pastaj secili prej nesh bëri rrugëtimin e tij”, kujtoi aventurën e vitit 2009 mbrohtësi i përfaqësueses shqiptare në një intervistë për “La Gazzetta Dello Sport”.
Sipas tij, rrugëtimi aktual i Zvicrës, ka filluar pikërisht asokohe, me lojtarët që ishin pjesë e atij grupi si Seferoviç, Rodriguez e Xhaka dhe suksesi do të vinte herët apo vonë. “Rrugëtimi i Zvicrës në këtë Europian nuk më çudit. Më kishin çuditur paraqitjet e para jo shumë të mira, pasi njoh vlerën e lojtarëve. Ndaj Francës kam parë një Zvicër të shkëlqyer”, tha mbrojtësi shqiptar. /vipsport.al/