Martinez: Me Italinë do të vendoset nga episode!
Trajneri Roberto Martinez: Belgjikë-Itali? Luajnë dy prej skuadrave më të forta të këtij kompeticioni!
Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Italisë nuk ka zbuluar nëse Kevin De Bruyne dhe Eden Hazard janë rikuperuar dhe do të jenë në fushë ndaj të kaltërve duke lënë gjithçka në dorë të mjekëve të kombëtares.
Në lidhje me Italinë ai theksoi se, do të jetë një ndeshje e vështirë dhe që do të vendoset nga episode.
“De Bruyne dhe Eden Hazard janë në luftë me kohën. Nuk është një para-taktikë e imja ju siguroj për këtë, janë mjekët ata që do të vendosin. Eden ka pësuar një dëmtim muscular dhe do të jetë e vështirë të luajë, ndërkohë Kevin ka një problem në ligamentin e gjurit. Të shohim, dëshira ime është t’i kem të dy në dispozicion.
Belgjikë-Itali? Luajnë dy prej skuadrave më të forta të këtij kompeticioni. Kemi fituar 14 ndeshje mes eliminatoreve dhe Euro 2020, është e padrejtë të ndeshemi që në këtë fazë të turneut por jemi gati. Kam shumë respekt për Italinë që ka kualitete individuale por edhe shumë grintë e dinamizëm.
Mbrojnë si skuadër dhe cilësia e tyre më e madhe është se dinë të luajnë një futboll të bukur, meritat për këtë i shkojnë Mancinit”, theksoi Martinez.