Ferhan Hasani mbyll aventurën me Partizanin
Afrimi i bujshëm i të kuqëve në merkaton e dimrit është larguar nga skuadra e Ilir Dajës para përfaqësimit të të kuqve në Europë
Ferhan Hasani mbyll aventurën me Partizanin pa lënë gjurmë.
Afrimi i bujshëm i të kuqëve në merkaton e dimrit është larguar nga skuadra e Ilir Dajës para përfaqësimit të të kuqve në Europë duke lënë kështu një boshllëk në sulmin e Partizanit para dy ndeshjeve ndaj moldavëve të Sfintul Gheorghe në turin e parë kualifikues të Conference League.
Ka qenë vetë klubi I Partizanit që ka bërë të ditur mbylljen para kohe të bashkëpunimit me Ferhan Hasanin.
Flitet se prishja mes palëve ka ardhur pas kontraditave që Hasani ka patur me trajnerin Ilir Daja përsa i përket pozicionit të tij në fushë.