Jose Murinho pritet si “Perëndi” te Roma
Jose Murinho ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët e Romës sot.
Jose Murinho ka marrë një pritje të ngrohtë nga tifozët e Romës këtë të premte.
Ai ditën e sotme kishte prezantimin e tij te klubi romak.
Tekniku portugez, në fjalët e tij të para si trajner i klubit kryeqytetas, ka thënë se pret që të krijojë një ekip fitues, arritur kjo dhe falë dhuratave që do i vijnë nga klubi.
“Nuk mendoj se e meritoj mënyrën si u mirëprita sepse nuk bëra asgjë për ta. Ka edhe më shumë përgjegjësi mbi supet e mia. Ne duam të bëjmë një Romë të suksesshme, por duam një të ardhme fitoresh, jo një moment të izoluar suksesi. Ne duam të bëjmë diçka të qëndrueshme dhe unë jam gati për këtë. Jam entuziast për këtë.
Unë dua të përshpejtoj procesin, padyshim që e di se ajo që po bëjmë është për nesër, por nuk është në natyrën time të pres shumë gjatë. Shpresoj që pronarët dhe Tiago Pinto të më bëjnë disa dhurata, sepse do të isha i lumtur me ta. Do të ishte një stimul shtesë për mua”, tha Mourinho./BalkanWeb/