Kukësi firmos me sulmuesin malazez Alija Krnic
Kukësi bën një tjetër goditje në merkato, firmos dy sezone me sulmuesin malazez Alija Krnic.
Kukësi bën një tjetër goditje në merkato, pasi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me sulmuesin malazez Alija Krnic. Ky i fundit ka firmosur për dy sezone me klubin verilindor dhe ka bërë sot edhe prezantimin zyrtar me fanellën e skuadrës.
Futbollisti malazez vjen te Kukësi nga kampion ati serb, pasi së fundi ishte pjesë e skuadrës Javor Matis, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e ekipeve si Iskra, Decic tuz dhe Almudevar.
Krnic është vetëm 23-vjeçar dhe te Kukës duket se besojnë shumë mbi cilësitë e tij, ndaj edhe i kanë bërë kontratë dy vjeçare. Më herët verilindorët kanë firmosur edhe me sulmuesin anësor kroat Basa, mesfushorin Ardit Hila dhe sulmuesin Daci nga Kastrioti.