Dita Botërore e Gazetarëve të Sportit, mesazh urimi nga Presidenti Duka
Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka publikuar një mesazh urimi
Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, Presidenti i FSHF-së Armand Duka, ka publikuar një mesazh urimi për të gjithë ata që punojnë për këtë mision fisnik dhe që përcjellin çdo ditë informacionet për të gjithë sportdashësit. Në mesazhin e publikuar në Facebook, Presidenti Duka inkurajoi gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre të palodhur për informimin e opinionit publik dhe njëkohësisht i fton të japin kontributin e tyre të çmuar në zhvillimin e futbollit shqiptar.
“Sot në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, atyre që përcjellin çdo ditë e pa u lodhur informacionin rreth sportit përmes medias për miliona qytetarë, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në këtë misionin fisnik! Dua të vlerësoj e përgëzoj çdo gazetar sportiv në Shqipëri, ato që punojnë aktualisht dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.
Edhe një herë Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre për informimin e opinionit publik dhe në të njëjtën kohë ta na mbështesin në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. FSHF mbetet e hapur për të bashkëpunuar dhe të sjellë emocionet e futbollit te sportdashësit shqiptarë”, shkruan Presidenti i FSHF-së në mesazhin e tij të urimit./FSHF/