Turneu i përfaqësueseve rajonale/ Korça, fituese e grupmoshës U-14
Korça është shpallur fituese e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për grupmoshën U-14, pasi mundi me penallti ekipin e Durrësit.
Korça është shpallur fituese e turneut të ekipeve përfaqësuese rajonale për grupmoshën U-14, pasi mundi me penallti ekipin e Durrësit.
Ndeshja që u zhvillua në stadiumin “Elbasan Arena” të enjten përfundoi në barazim 0-0, me dy ekipet që krijuan shumë raste, por nuk arritën të shënonin. Nga 11 metërshat, korçarët u treguan më të saktë, duke fituar 4-1.
Ish-futbollisti i Kombëtares dhe specialist pranë Sektorit të Ekipeve Kombëtare në FSHF, Sulejman Mema i dorëzoi trofeun ekipit juglindor, që vinte në këtë finale pasi kishte mundur në fazën e parë Gjirokastrën dhe Fierin.
Ekipi bregdetar kishte siguruar biletën për në finale pasi kishte kaluar më parë Shkodrën, ndërsa më pas nën 14 vjeçarët e Lezhës.
Të pranishëm në këtë ndeshje ishin edhe specialistë të tjerë të ekipeve Kombëtare, që ndoqën me kujdes dhe nga afër këtë sfidë.
Ky turne, që zhvillohet çdo vit, ka si synim evidentimin e talenteve të reja që janë pjesë e kampionateve rajonale të organizuara nga FSHF-ja si dhe vëzhgimin e tyre nga stafi i ekipeve Kombëtare në FSHF.