Panajot Pano, “Lojtari i artë”

Si sot, 14 vjet më parë, më 19 janar 2010, ndërroi jetë në SHBA, Panajot Pano, i mbiquajtur “Pushkashi shqiptar”.


Nga Dash Frasheri

Ata që e kanë parë Panajot Panon duke luajtur në Shqipëri e quajnë një “Pele shqiptar”; ata që e panë në ndeshjet ndërkombëtare të Partizanit e krahasuan me një “Pushkash i vogël”; ndërsa ata që e ndoqën me Kombëtaren e vlerësuan si një “Gerd Myler në versionin shqiptar”. Gjithsesi, për të gjithë ai mbetet një “Golden Player”- “Lojtar i Artë”, çmimi i akorduar nga UEFA.

Futbollisti shqiptar më i mirë i të gjitha kohërave (1939-2010) u nderua nga televizioni “Telesport” dhe “Sport Plus” me një tjetër çmimi prestigjioz: “Medalja e Meritës, për rezultate të shkëlqyera në sport”.

Në kohën që i biri i tij, Ledio Pano, edhe ky ish-futbollist i Partizanit dhe i Kombëtares, merrte medaljen në vend të babait të tij të ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare, më 19 janar 2010 në Florida të Shteteve të Bashkuara pas një infarkti kardiak, në ekran shfaqen sekuenca nga ndeshjet e mëdha të Panajotit.

Ishte Bejkush Birçe, trajner kampion me Partizanin në sezonet 1978-1979 dhe 1980-1981, ai që ia dorëzoi Ledios medaljen e përgatitur me finesë dhe art nga “Argjendari Pirro”, duke e vlerësuar Panajotin si një nga futbollistët më të mirë që ka nxjerrë futbolli shqiptar gjatë 84 viteve të tij.

“Mjeshtri i Merituar i Sportit” është nderur në vitin 2005 me titullin “Mjeshtër i Madh” nga ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, dhe me medaljen “Nderi i Kombit” nga ish-Presidenti i Republikës, Bamir Topi në vitin 2009 me rastin e 70-vjetorit të lindjes të Panajotit, medalja e tij e tetë personale. Panajot Pano ka zënë një vend të merituar në panteonin e futbollit shqiptar.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në mbledhjen e kabinetit të tij, e shpalli ditë zie kombëtare ditën e zhvillimit të ceremonialit funebër për në banesë e fundit të Panajot Panos.

FILLIMET SI PORTIER

Panajot Pano, u lind në Durrës më 7 mars 1939. Ai ishte djali i Thoma dhe Vasilika Panos, dhe pati edhe dy vëllezër Kaliroin dhe Kristoforin. Familja e tij u zhvendos në kryeqytetin shqiptar.

“E kam filluar karrierën futbollistike që në moshën 13-vjecare, duke qëndruar me disa nga emrat me të mëdhenj të futbollit shqiptar si Sulejman Maliqati, Xhaf Merja, Gani Merja, Robert Jashari, Cuf Pelingu e shumë të tjerë. Si të gjithë femijët, kalonim orë të tera duke luajtur futboll me moshatarët e mi e rrugës “Fortuzi”. Në shkollën “10 Korriku”, në oren e fizkulturës donim vetem topin qe të luanim.

Me vone u bënë spartakiadat mes shkollave të Tiranës dhe ne dolëm në finale me shkollën “Ali Demi”, e cila kishte në përbërje lojtarë që më vonë u bënë emra të mëdhenj të futbollit. Më vonë, kalova te skuadra e të rinjve të qytetit të Tiranës, sepse në atë kohë as Partizani, as Tirana dhe as Dinamo nuk kishin ekipe të rinjsh. Trajner kam pasur Xhavit Demnerin ( Kampion Ballkani në vitin 1946, një ndër trajnerët dhe seleksionuesit më të mirë të asaj kohe.

Fillimet e mija i pata si portier, por ishte një periudhe fare e shkurtër. Dy javë më pas, në një ndeshje miqësore me Partizanin, na mungonin disa lojtare dhe unë u aktivizova si sulmues i djathte. Luajta shumë mirë dhe trajneri më tha se do te luaja gjithmonë në atë rol”, – ka rrëfyer Panajoti fillimet e tij sportive. Ne fund te vitit 1959, ai shkoi ushtar, ndërkohë që në janar 1960 ai shkon te Partizani.

100 GOLA NDËRKOMBËTARË

Sulmuesi i madh ka luajtur me fanellën e Tiranës dhe të Partizanit, përpos ndonjë ndeshje ndërkombëtare si i huazuar me Dinamon. Panajot Pano u shpall katër herë kampion i Shqipërisë (1961, 1962-1963, 1963-1964) dhe pesë herë fitues i Kupë të Shqipërisë (1961, 1964, 1966, 1968, 1975). Panajot Pano u nda nga fusha e blertë 39-vjet më parë në vitin 1975, për të qenë përjetësisht e lidhur me të.

Joti është autor i mbi 100 golave ndërkombëtarë, e mbi 500 të tillë në 700 ndeshje gjatë karrierës së tij të gjatë futbollistike, 100 prej të cilave ndërkombëtare, përfshirë edhe ato miqësore të klubeve dhe ekipeve Kombëtare dhe Olimpike.

Pano është autor i 4 golave në 24 ndeshje me Kombëtaren. Ai ka hyrë në historinë e Kombëtares si autori i golit të parë të Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Europian 1964 në fitoren 1-0 kundër Danimarkë, më 30 tetor 1963. Joti ka luajtur me Kombëtaren në Euro 1964, Euro 1968 dhe Euro 1972 si dhe në Botërorin 1966 dhe 1974.

Pano ka luajtur dhe ka shkëlqyer kundër lojtarëve të mëdhenj nga Gjermania, Jugosllavia, Polonia, Turqia apo Bullgaria. Ish-sulmuesi i madh nuk mundi të luajë për asnjë ekip të huaj, edhe pse pati disa oferta nga vëzhgues nga Gjermania, Holanda, Danimarka, Zvicra, Irlanda e Veriut, apo Turqia, të ardhur së bashku me ekipet e tyre Kombëtare për llogari të klubeve të huaja.

VLERËSMI I BEKENBAUERIT

Panajot Pano është fiksuar përjetësisht në celuloid, në atë ndeshje të madhe të Shqipërisë në barazimin e vetëm ndaj Gjermanisë, një 0-0 i arritur më 17 dhjetor 1697 në “Qemal Stafa” e që solli moskualifikimin e Gjarmanisë Perëndirmore në finalet e Euro 1968. Pano për dhjetë vjet me radhë ishte një nga protagonistët absolutë të Kombëtares.

“Nëse Panajot Pano ndoshta nuk mund të më kujtojë më, unë e kam parasysh atë gjithmonë”, – është shprehur dikur për shtypin gjerman “Kaizeri”, Franc Bekenbauer, legjenda e madhe e futbollit botëror dhe Gjermanisë, për atë performancë të jashtëzakonshme të “Jotit” në ndeshjen e Shqipërisë kundër Gjermanisë në vitin 1971.

“I shpejtë si era, energjik, depërtues, i papërmbajtshëm, bomber i vërtetë”. Këto janë disa nga përcaktimet e bëra nga gazetarët dhe radiokronistët e kohës, për Panajot Panon, legjendën e futbollit shqiptar dhe ish-futbollisti i famshëm i Partizanit.

“LOJTARI I ARTË” NGA UEFA

Në nëntor të vitit 2003, me rastin e jubileut të UEFA-s, ai u shpall “Lojtari i artë” i Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai është një nga 52 fituesit e çmimit “Golden Player” apo “Lojtari i artë” (të fituar nga një lojtar për çdo vend) dhënë nga UEFA në vitin 2003.

Kjo listë me 52 lojtarët më të mirë të kontinentit u hartua me rastin e 50-vjetorit të qeverisë europiane të futbollit e ku bënin pjesë emra tillë të mëdhenj si italiani Dino Xof, portugezi Eusebio, bullgari Hristo Stojçkov, gjermani Fritz Valter, hungarezi Ferenc Pushkash, anglezi Bobi Mur. Në vitin 2005, ai u shpall “Futbollisti i më i mirë i shekullit”, një listë kjo e publikuar nga FIFA me 100 sportistë nga një për çdo vend.

LIDHJE ME POLITIKANËT

“Unë të them të drejtën kam pasur lidhje me shumë politikanë në atë kohë, anëtarët e byrosë që kanë qenë atëherë, me përjashtim të Enver Hoxhës, që nuk e kam takuar asnjëherë, por me të gjithë të tjerët si Ramiz Alia, Petrit Dume, Beqir Balluku, Adil, Çarçani e shumë të tjerë jam takuar shpesh, sepse ato vinin te klubi “Partizani” dhe luanin tenis. Ne shkonim dhe i shikonim, ndërsa ata na përkrahnin në të gjitha mënyrat për rritjen e cilësisë sportive në futboll”, – tha gjatë një interviste Panajot Pano, një vit para se të ndahej nga jeta.


SKEDA

Panajot Pano
(7 mars 1939-19 janar 2010)

EKIPET
1955-1957: “17 nëntori” (të rinjtë)
1957-1959: “17 nëntori” (të rriturit)
1960-1975” Partizani
1962: Dinamo (për Kupën Ballkanike)
Trajnerët që e kanë stërvitur: A.Karapici (në moshën 14-15 vjeçare), Xh.Demneri (16-17), M.Alla (18-19), R.Spahiu (trajneri i parë te Partizani), L.Boriçi, R.Resmja, K.Kraja, B.Birçe, I.Shuke, Z.Konçi (trajneri i parë me kombëtaren), Bolanesku (rumun).

TROFE KOLEKTIVË
4 herë më Partizanin: 1961, 1962-1963, 1963-1964, 1970-1971
5 herë fitues i Kupës së Shqipërisë: 1961, 1964, 1966, 1970, 1973

TROFE INDIVIDUALË
3 herë golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar: 1960 (12 gola), 1961 (17 gola), 1969-1970 (17 gola).

TROFETË SI TRAJNER
1979: Kampion kombëtar si zv/trajner me Partizanin
1980: fitues i Kupës se Shqipërisë si zv/trajner i Partizanit
1981: kampion kombëtar si zv/trajner me Partizanin

ÇMIME
5 herë fitues i anketës “10 sportistët më të mirë të vitit të organizuar nga gazeta “Sporti Popullor”
Fitues i anketës “Sportisti me i mire i shekullit” (2000)
Fitues i anketës së gazetës “Sporti Popullor”
“11-shi më i mirë i historisë së futbollit shqiptar
“11-shi me i mirë i 50 dhe i 55 kampionateve kombëtare
“Golden Player” (Futbollisti i artë) në listën e publikuar nga UEFA me rastin e 50 vjetorit të themelimit të saj

MEDALJET NDËRKOMBËTARE
Medalje argjendi në Turneun e Ushtrive të Lindjes, Hanoi 1963

TITUJ SPORTIVË
“Mjeshtër Sporti”
“Mjeshtër i Merituar i Sportit”
“Nder i Sportit Shqiptar”

DEKORATAT

Urdhri i Artë “Mjeshtër i madh”
Urdhri i Punës i Klasit të II-të
Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të III-të
Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të II-të
Urdhri i “Naim Frashëri” i Klasit të I-rë
Urdhri i Artë “Naim Frashëri”
Medalja e Meritës për 100-vjetorin e FIFA-s
Medalja “Nderi i Kombit”

I ZGJEDHUR
President Nderi i Klubit të Futbollit “Partizani”
President Nderi i FSHF-së

– Hobi: muzika popullore shqiptare dhe ajo greke.
– Idhulli: si futbollist, Pele; si skuadër, Gjermania.
– Karriera si futbollist: e filloi në vitin 1954 dhe e mbylli në maj 1975.

Katër golat me Kombëtaren

Goli i parë
Shqipëri-Danimarkë 1-0

Goli i dytë
Shqipëri-Rumani 1-2

Goli i tretë
Shqipëri-Kinë 3-0

Goli i katërt
Kinë-Shqipëri 1-1

Kanë thënë për Panajot Panon

Loro Boriçi: “Kur ke në skuadër futbolliste si Pano të lehtësohet shumë puna”

Xhavit Demneri: “Për një seleksioner, mendoj se është mjaft të thuash: kam nxjerrë Panajot Panon”

Miço Papadhopulli: “Sa dëshirë do të kisha që ta shihja përsëri duke luajtur në fushë”.

Mehdi Bushati: “Nëse do të ishte mundësia e lëvizjes së lirë, Pano mund te luante me skuadrat e mëdha të Europes”

Helmut Shën (ish-trajner i RFGJ-së): “Ju keni një kapiten te madh, Shllakun, dhe një futbollist te madh, Panon”.

Bekenbauer (ish-kapiten i përfaqësueses së RFGJ): “Në Gjermani njohim më shumë Panon”

Lexo më shumë

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…