Champions League, Bjellorusi Amin Kurgheli gjykon Teuta-Sherif Tiraspol
UEFA ka caktuar një treshe arbitrash nga Bjellorusia, për ndeshjen e parë mes Teutës dhe Sherif Tiraspolit, e vlefshme për Champions League.
UEFA ka caktuar një treshe arbitrash nga Bjellorusia, për ndeshjen e parë mes Teutës dhe Sherif Tiraspolit, e vlefshme për Champions League.
Në takimin që do të zhvillohet më 7 korrik në orën 19:00 në stadiumin “Niko Dovana”, kryesor do të jetë Amin Kurgheli. Ky i fundit, jo më larg se më 4 qershor, gjykoi përballjen Andorrë U-21-Shqipëri U-21, duke u sjellë fat kuqezinjve të Alban Bushit, që triumfuan me rezultatin 0-3.
Kurgheli është 30 vjeç, ndërsa ka vetëm dy vite që ka marrë stemën e FIFA-s. Asistentë të tij në Durrës do të jenë gjithashtu bjellorusë, Juri Khomçenko dhe Viktar Hetsikau.