Presidenti Meta dekoron “Mjeshtër i Madh” gazetarët e shquar
Në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi disa prej gazetarëve të njohur.
Në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” disa prej gazetarëve duke u shprehur i vlerësuar për këtë nderim, nisur nga misioni këtyre gazetarëve në pasqyrimin e aktiviteteve, por edhe në kontributin e përmirësimit të sportit që ndihmon për të pasur një shoqëri sa më të shëndetshme.
“Me rastin e ditës botërore të gazetarëve sportiv, t’ju përcjell mirënjohjen të gjithë komunitetit të gazetarëve sportiv. Kënaqësi e veçantë që vlerësoj sot zotin Bashkim Tufa, që vazhdon me gjenerata kontributin e gazetarisë sportive”.
Përveç ish-kryeredaktorit të gazetës më të vjetër sportive “Sporti Popullor”, Bashkim Tufa, Presidenti i Republikës dekoroi edhe gazetarët Mojsi Dalipaj, Xhevdet Zekaj, Sotir Seferaj dhe pas vdekjes, Ymer Striniqin dhe Frederik Ficon./Top Channel/