Florjan Përgjoni, mbrojtësi lezhjan tre sezone me Tiranën
Tirana zyrtarizon afrimin e tretë në skuadër. Pas Vesel Limajt dhe Realf Zhivanajt, bardheblutë kanë nënshkruar me mbrojtësin Florjan Përgjoni.
Tirana zyrtarizon afrimin e tretë në skuadër. Pas Vesel Limajt dhe Realf Zhivanajt, bardheblutë kanë nënshkruar me mbrojtësin Florjan Përgjoni.
“Mirë se vjen Florjan Përgjoni! Tashmë në rreshtimin e bardhebluve shtohet edhe emri i Florjan Përgjoni. 24-vjeçari vjen si një përforcim me shumë vlera i repartit të mbrojtjes për tre sezonet e ardhshme.
Futbollisti pritet t’i bashkohet skuadrës në stërvitjen e radhës”, shkruhet në njoftimin e Tiranës. Përgjoni luan si mbrojtës i majtë dhe sezonin e shkuar ka spikatur te Besëlidhja, duke shënuar edhe katër gola.
I riu ka qenë pjesë e Shkëndijës së Tiranës me moshat, për të veshur më pas fanellën e skuadrës së qytetit të lindjes. Përgjoni për gjashtë muaj ka luajtur edhe me Burrelin, në Kategorinë e Parë./ABC NEWS/