Super start i Giacomo Vrioni, dy gola për Zvarovski Tirol

Giacomo Vrioni, ka qenë protagonist absolut me skuadrën e tij të re. Sulmuesi kuqezi ka shënuar dy gola për Tirolin.


Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni, i cili pak ditë më parë është transferuar në Bundesligën e Austrisë, ka qenë protagonist absolut me skuadrën e tij të re. Sulmuesi kuqezi ka shënuar dy gola për Tirolin, duke lënë gjurmë që në ndeshjen e parë me këtë ekip.

Fillimisht, Vrioni fitoi një penallti, që e shndërroi në gol duke i dhënë avantazhin skuadrës austriake, ndërsa pak minuta më vonë, shqiptari gjen sërish rrugën e rrjetës, duke dyfishuar shifrat për Tirolin. Pavarësisht dy golave të shënuar nga Vrioni, skuadra e Tirolit nuk shkoi më shumë se barazimi 3-3.

Sulmuesi, i cili është në pronësi të Juventusit, u huazua për një vit te skuadra austriake e Zvarovski Tirol në mënyrë që të gjejë më shumë hapësira për të luajtur. 22-vjeçari duket se e ka lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për shumë muaj sezonin e kaluar dhe po rigjen formën e tij të dikurshme gradualisht.

Sigurisht, një lajm i mirë edhe për Kombëtaren shqiptare që shpreson të mbështetet edhe te talenti i Vrionit në të ardhmen./FSHF.org

Shqipëria luan nesër takimin e dytë të vlefshëm për Ligën e Kombeve ndaj Gjeorgjisë, në orën 20:45 në stadiumin kuqezi…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Silvinjo dhe Gjimshiti: Asgjë nuk është e pamundur ndaj Spanjës

Kombëtarja shqiptare do të luajë mbrëmjen e së hënës ndaj Spanjës sfidën e tretë dhe të fundit të grupit B

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…