Presidenti Meta uron Rocco Vatën: Shpresoj të bëhesh një yll i shndritshëm te Sëlltiku në Skoci!
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur nënshkrimin me Sëlltikun e Gllazgout, të talentit shkodran Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të shquar të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata.
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka përshëndetur nënshkrimin me Sëlltikun e Gllazgout, të talentit shkodran Rocco Vata, djali i ish-kapitenit të shquar të Kombëtares shqiptare, Rudi Vata.
“Urime Rocco Vata për nënshkrimin e një kontrate 3-vjeçare me Sëlltikun. Një lajm shumë i lumtur që vjen në 2-vjetorin e takimit tim në Sarajevë me tifozët e mrekullueshëm të ekipit të zemrës time. Unë uroj që ai të ndjekë gjurmët e babait të tij, Rudit, dhe të bëhet një yll i ndritshëm me shkëlqim”, shkruan Presidenti i Republikës në mesazhin e tij në rrjetin social Twitter.
Kreu i Shtetit është një tifoz i madh i Sëlltikut të Gllazgout, dhe shpesh shfaqet me bluzën e ekipit legjendar skocez, ndërsa ka premtuar edhe të jetë i pranishëm në një ndeshje në stadium.
Congratulations Rocco Vata for signing a 3-year contract with #CelticFC?. A very happy news which comes on the 2nd anniversary of my meeting in Sarajevo with the wonderful fans of the team of my?. I wish him to follow in the footsteps of his father Rudi and become a shining?. pic.twitter.com/RoVwXJpyRp
— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) July 11, 2021
Djali 16-vjeçar i Rudi Vatës, i cili konsiderohet si një nga talentet e rinj më premtues në Skoci, nënshkroi një kontratë 3-vjeçare me klubin me themeluar 133 vjet më parë, në vitin 1888, dhe që është një nga pesë skuadrat e vetme në botë që ka fituar mbi 100 trofe.
Chris McCarth, drejtori akademisë së Sëlltikut e konsideron si tepër të talentuar sulmuesin Rocco Vata, i cili luan në të njëjtin pozicion si Cristiano Ronaldo.