“Mbret” në Wimbledon, Djokoviç barazon legjendat Nadal-Federer
Tenisti serb pas triumfeve në Australian Open dhe Roland Garros, me 20 slame të fituar ka barazuar dyshen Nadal-Federer.
Novak Djokovic “mbret” për herë të 6-të në Wimbledon.
Tenisti serb nuk ka rivalë në këtë sezon teksa fitoi grand-slamin e tij të tretë pas triumfeve në Australian Open dhe Roland Garros ndërkohë që e çoi në 20-të numrin e turneve Slam të fituar në karrierë duke barazuar dyshen Nadal-Federer përsa i përket tenistëve që kanë fituar më shumë turne Slam në karrierë.
Në finalen e Wimbledon Djokovic mposhti pas katër seteve surprizën Berretini, me shifrat 3-1.
Pas një seti të parë shumë të mirë ku shërbimi i italianit rezultoi fitues në tiebreak, Djokovic fitoi tre setet e tjera me shifrat 6-4 6-4 6-3 dhe gjithë ndeshjen 3-1. 2021 në tenisin botëror është viti i Novak Djokovic që nuk di të ndalet.