Kukesi firmos me mbrojtësin malazez, Aleksandar Milic
klubi verilindor ka zyrtarizuar mbrojtësin e djathtë Aleksandar Milic nga Mali i Zi
Kukësi ende nuk e ka emëruar trajnerin e ri, por drejtori Pero Pejic vazhdon punën për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe konkurruese për titullin kampion në sezonin e ardhshëm.
Sot klubi verilindor ka zyrtarizuar mbrojtësin e djathtë Aleksandar Milic. Klubi tregon më shumë për të dhe jep detajet e kontratës së 22-vjeçarit.
NJOFTIMI I KLUBIT
Futboll Klub Kukesi njofton se mbrojtesi malazez Aleksandar Milic eshte zyrtarisht futbollist i skuadres sone! Futbollisti 22-vjecar ka firmosur diten e sotme me klubin nje kontrate dy vjecare duke u bere keshtu futbollisti me i ri ne skuader.
Milic vjen te Kukesi nga kampionati malazez ku sezonin e fundit ka qene pjese e skuadres se Zeta Golubovac. Futbollisti 22 vjecar ka qene pjese e skuadres se Mladost Podgorices ne sezonin kur ne i eliminonim nga Liga e Europes. Klubi i Kukësit i uron shumë suksese mbrojtesit Milic me fanellen e ekipit tone.