SuperKombëtarja e të Amputuarve, dy ndeshje miqësore me Greqinë para Europianit “Poloni 2021”

Shqipëria e futbollit nga sot ka 12 skuadra kombëtare, por njëra prej tyre ka me plot meritë emrin SuperKombëtarja kuqezi.


Shqipëria e futbollit nga sot ka 12 skuadra kombëtare, por njëra prej tyre ka me plot meritë emrin SuperKombëtarja kuqezi. Jemi duke folur për skuadrën e të amputuarve që nesër do të bëjë debutimin e saj zyrtar në një ndeshje miqësore me Greqinë. Futbolli i të amputuarve është një sport i ri në Shqipëri, për shumë mbase i panjohur, por njohja me këta djem shërben për të gjetur forcën dhe motivimin që vetëm këta djem dinë të transmetojnë.

Julian Ҫela, iniciatori i krijimit të skuadrës Kombëtare shqiptare të të Amputuarve, duke folur për fshf.org ndau sfidën e tij për krijimin e një lëvizjeje futbollistike të njerëzve me gjymtyrë të amputuar dhe nuk heziton t’i bëjë një thirrje të gjithë të rinjve të këtij vendi.

“Ne jemi Kombëtarja shqiptare e të amputuarve. Kjo skuadër është krijuar dy vite më parë. Sot jemi duke zhvilluar një seancë stërvitore me gjysmën e skuadrës në prag të dy ndeshjeve miqësore që do të luajmë në Athinë ndaj Greqisë në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian që do të zhvillohet në shtator në Krakov të Polonisë. Sporti për të gjithë shoqërinë është shumë i rëndësishëm dhe teksa shikojmë që jeta mund t’i ndryshojë gjithësecilit.

Ne shohim që këta djem kanë gjetur forcën për t’u ringritur dhe për ta ndjekur përsëri pasionin e tyre. Të them të vërtetën është e vështirë për shtresën tonë, si Kombëtare që jemi krijuar këto dy vite nuk është se kemi mbështetje. Ҫdo gjë bëhet vullnetarisht nga djemtë. Doja të falenderoja Federatën e Futbollit që është mbështetëse e këtij projekti dhe po na ndihmon në këto dy ndeshje miqësore që ne do të zhvillojmë në Greqi, që janë dhe të parat për ne jashtë kufijve.

Do doja t’i bëja thirrje të gjithëve për të na mbështetur sepse këta djem kanë nevojë për ndihmë. Futbolli nuk bëhet vetëm në fushë por ka nevojë për ndihmë materiale dhe financim me pak fjalë, duke parë që pjesa më e madhe e djemve janë të papunë. Thirrje për të rinjtë e këtij vendi? Thirrja që kam për të rinjtë e këtij vendi është të mos rrinë nëpër kafene. Kur shikon këta djem duke luajtur futboll, që ndjekin pasionin e tyre, kuptoj që futbolli është jetëndryshues.

Teksa këta e kanë gjetur forcën për t’u ringritur, dikush me ndihmën e familjes, zoti i ka ringritur dhe i ka “restauruar” këta djem dhe sot luajnë me një pasion të jashtëzakonshëm që kur i shikon mrekullohesh dhe mbase ҫuditesh. Ata fluturojnë në fushë, ata nuk janë më pa këmbë, ata janë me krahë. Unë si iniciator i kësaj skuadre në fillim dyshoja nëse këta djem do ta ndjekin pasionin e tyre por ata e kanë dashur kaq shumë këtë futboll sa luajnë me nerv dhe me shpirt në fushë”, rrëfen Juliani.

Stërvitshmëria e këtyre djemve është specifike dhe sigurisht që kërkon një impenjim të madh, gjë për të cilën flet dhe trajneri tyre, Aldo Muçallari.

“Të punosh me të amputuarit kërkohet një stërvitje specifike duke parë problematikat që kanë dhe ndryshimet që kanë nga secili person në tjetrin. Kemi raste me amputimin e të gjithë gjymtyrëve të poshtëm, njërën apo tjetrës këmbë. Kemi lojtarë që nuk i kanë të dyja. Secili prej tyre kërkon ushtrime specifike të ndryshme për t’ju përshtatur edhe trupit të tyre.

Është e vështirë si për ne stafin që i trajnojmë ashtu edhe për ta vetë. I nevojitet një zhvillim shumë i madh i pjesës së sipërme të trupit për t’u mbajtur me paterica duke parë që futbolli për personat me gjymtyrë të amputuar luhet me paterica. Kontakti i vetëm i lejuar është një gjymtyrë dhe paterica. Duke parë historitë e tyre duhet të them se këta persona i kanë lënë të gjithë problematikat pas dhe vijnë e mblidhen këtu për një garë, për një stërvitje, për një aktivitet që ata të jenë të lumtur.

Pavarësisht problemeve që kanë ata përpiqen të kënaqen nëpërmjet futbollit dhe sigurisht që këta janë një shembull frymëzimi për të gjithë ata që duan të merren me sport, por edhe për personat e tjerë në Shqipëri që janë të amputuar”.

f

Në fund, portieri i skuadrës, Bilbil Pepkolaj, ka një mesazh emocionues për të gjithë të rinjtë e këtij vendi:

“Do t’i ftoja të gjithë të rinjtë të merren me sport sa të kenë mundësi. Pikë së pari duhet të kenë vullnet, pa pasur vullnet nuk mund të bësh asgjë. Duhet me pas pasionin dhe vullnetin. Të tjerat arrihen normalisht. Ҫdo gjë është e arritshme po të kesh vullnet”– përfundon Pepkolaj. /FSHF.org/

 

 

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…