Mbrëmje fantastike me tre gola, por Myrto Uzuni nuk feston në Prishtinë!
Prishtina humbi edhe në sfidën e dytë me kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshin. Myrto Uzuni realizon tripletë
Mbrëmje fantastike për Myrto Uzunin në Prishtinë!
Prishtina pësoi disfatë dhe në sfidën e dytë me kampionët e Hungarisë, Ferencvaroshin, teksa këta të fundit triumfuan në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultatin 1-3.
Vendimtar në këtë ndeshje ishte sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili realizoi tripletë (48′, 79′, 86′).
Beratasi ishte i pandalshëm në pjesën e dytë duke shënuar tre herë brenda 45 minutave. 25-vjeçari e mbajti premtimin e tij duke mos festuar në golat ndaj Prishtinës.
Goli i vetëm për bardheblutë u realizua nga Hoti (67′). Prishtina eliminohet kështu nga Champions League dhe do të vazhdojë aventurën në Conference League.