Enciklopedia e Saimirit: 14 korrik 1948…fitorja e madhe e Gino Bartali në “Tour de France” që shpëtoi Italinë
Lideri historik i Demokracise Kristiane në Itali, Alcide De Gasperi, i kerkonte “ndihme” Bartali-t te fitonte “Tour de France”…
14 korrik 1948…
Ishte “Tour de France” i vitit 1948, kur Kryetari i Partise Komuniste Italiane, Palmiro Togliati, goditet ne qafe nga nje snaiper, ne momentin qe po dilte nga ndertesa e Parlamentit Italian…
Ate mbremje ne dhomen e hotelit ku pushonte ciklisti italian Bartali bie telefoni…
Çiklisti i lodhur nga etapa e dites nuk deshiron te pergjigjet, por e ngre instiktivisht telefonin ku nje ze e informon qe Alcide De Gasperi, Kryetari i Parlamentit kerkon te flase me te…
Ishin miq te Aksionit Demokristian… por telefonata ne kete moment te mbremjes iu duk e habitshme.
De Gasperi e njofton per ngjarjen e rende te ndodhur me Togliatin si dhe per situaten e ndere ne gjithe Italine…ku komunistet kishin sulmuar fabrikat, stacionet e radios dhe televizioneve dhe si hap i fundit ishte pushtimi I parlamentit…
Lideri historik i Demokracise Kristiane i kerkonte “ndihme” Bartali-t te fitonte “Tour de France”…
Ne menyre immediate pergjigja e kampionit erdhi nga pedalimi i jashtezakonshem i tij duke fituar tre etapa rradhazi dhe duke krijuar nje distance prej 14 minutash me vendin e dyte.
Disa dite me pas, ne kulmin e tensionit ne Parlament nje deputet hyn i ngazellyer, duke informuar qe Bartali fitoi “Tour de France” 1948…
I gjithe Parlamenti u ngrit ne kembe pa dallime partiake duke brohoritur emrin e Gino Bartali…
Togliati zgjohet nga koma dhe pyet kush e fitoi “Tour de France”…
Populli doli ne rruge i bashkuar duke festuar fitoren e madhe italiane ne garen me te madhe te çiklizmit boteror…Kriza dhe perplasja e madhe ishin shmangur… ne saje te fitores te nje sportisti te madh, me te dashurit te italianeve , GINO BARTALI.