Europiani U20 i Basketbollit/ Greqia tallet me Shqipërinë, fiton me 67 pikë diferencë!

Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç për vajza në basketboll ka pësuar humbjen e parë në Kampionatin Europian


Shqipëria e moshës deri në 20 vjeç për vajza në basketboll ka pësuar humbjen e parë në Kampionatin Europian, ndërsa është duke i luajtur ndeshjet në Jerevan të Armenisë. Pas fitores së bujshme me Ukrainën, 80-78, ka ardhur humbja tronditëse me Greqinë. Jo pak, por 67 pikë diferencë me shifrat përfundimtare 112-45. Me përjashtim të minutave të para, ndërsa skuadra e drejtuar nga Mirza Alibegaj ka qenë në avantazh 6-2, e gjithë pjesa tjetër e lojës është dominuar nga Greqia.

25-10 perioda e parë për greket, të cilat edhe duke fituar periodën e dytë 26-11 në pushim kanë kryesuar 51-21. Një avantazh që ka ardhur duke u thelluar, sepse greket kanë fituar dhe periodën e tretë 35-9 dhe në total 86-30. E fundit ishte 26-15, që fiksoi fitoren e parë të Greqisë në grupin D, 112-45. Sakaq Shqipëria e vajzave të moshës 20 vjeç të enjten e të premten do të jetë pushim për t’u kthyer në fushën e lojës të shtunën e të dielën, atje ku do të jetë përballë Zvicrës dhe Armenisë për t’i dhënë fund kësaj aventure europiane, e cila në dy ndeshje ka shënuar një fitore dhe një humbje.

Ajo që duhet evidentuar është fakti i mungesës së Mirela Lugajt në fushën e lojë, kjo dhe për shkak dëmtimi, ndërsa lojtari më e mirë e Shqipërisë ishte Klea Verri, që ka luajtur 40 minuta duke shënuar 19 pikë dhe duke marrë 9 topa në tabelë, si dhe 5 asist dhe 1 rrëmbim topi nga kundërshtari. E përtej këtyre fakteve e shifrave disfata ndaj Greqisë duket sikur e kthen basketbollin shqiptar në origjinë./ RTSH SPORT/

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…