Armand Duka: Urime Vllaznia, urime Partizani, urime Laçi!
Presidenti i FSHF uron tri skuadrat : Partizanin, Laçin dhe Vllazninë për kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, uroi tri skuadrat: Partizanin, Laçin dhe Vllazninë për kualifikimin në raundin e dytë të Conference League.
Duka në profilin e tij në “Facebook”’, shprehu dhe ambiciet për turin e radhës duke thënë se “shorti rezervoi rivalë të fortë, jo të pakalueshëm”.
Postimi i Armand Dukës
Urime Vllaznia, urime Partizani, urime Laçi!
Të dashur miq, dua t’u shpreh urimet më të mira 3 skuadrave tona, që na dhuruan një natë magjike dhe kualifikime plotësisht të merituara me gola, spektakël dhe emocione të mëdha.
Këto suksese janë meritë e një pune të mirë nga stafet teknike, lojtarët dhe drejtuesit e klubeve, të cilëve dëshiroj t’ju përcjell përgëzimet e mia më të sinqerta.
Turi i dytë i UEFA Europa Conference League rezervon rivalë të fortë, por jo të pakalueshëm. Me besim dhe impenjim maksimal gjithçka është e arritshme ndaj çdo kundërshtari.