Gianluigi Donnaruma: Privilegj të takoj Silvio Berlusconin!
Portieri Gianluigi Donnaruma gjatë pushimeve është takuar me ish-Presidentin e Milanit, Silvio Berlusconin.
Pas një Europiani të suksesshëm, ku veç fitimit të trofeut, u shpall dhe lojtari më i mirë, portieri Gianluigi Donnaruma, është duke shijuar pushimet.
Gjatë ditëve të pushimit, ai është takuar me ish-Presidentin e Milanit, Silvio Berlusconin. Këtë takim e ka konfirmuar vetë portieri, i cili ka ndarë dhe një foto me të në rrjete sociale.
“Është gjithmonë një nder dhe privilegj të takoj Presidentin Berlusconi” shkruan përbri fotos Donnarumma.
Kjo verë ka qenë tepër dinamike për 22-vjeçarin. Ai nuk gjeti gjuhën e përbashkët me drejtuesit e Milan për rinovimin e kontratës, e kështu, u transferua me parametra zero te Paris Saint Germain. Po ashtu, para pak ditësh, ai u shpall kampion Europe me Italinë, duke rezultuar faktori kyç i fitores.
Ai priti dy penallti në finale ndaj Anglisë, si dhe atë deçiziven, që solli në Romë trofeun. Sezonin e ri, Donnarumma do të jetë pjesë e një ekipi të mbingarkuar me portierë. PSG ka në organikën e saj aktualisht 9 të tillë dhe emra me mjaft peshë, vlen të përmendet këtu, Keylor Navaz dhe Alphonse Areola.