Historia shqiptare në Lojërat Olimpike: “BARCELONË 1992”, rikthimi i madh kuqezi pas 20 vitesh mungesë

Historia olimpike e Shqipërisë, nga pjesëmarrja e parë “Munih 1972”, tek ajo e fundit “Tokyo 2020”. Speciale me 9 pjesë.


Nga Dash Frashëri, botues i Tifozet.al

Shqipëria ka marrë pjesë për herë Lojërat Olimpike në “Munih 1972” (Gjermani). Pas 20 vitesh mungesë,nmë shumë për arsye politike (absurde) nga regjimi komunist, rikthimi i vendit tonë në Lojërat Olimpike daton në vitin 1992, në “Barcelona 1992” (Spanjë).  Më pas vijon pjesëmarrja rregullisht me: “Atlanta 1996” (SHBA), “Sidnej 2000” (Australi), “Athinë 2004” (Greqi), “Pekin 2008” (Kinë),  “Londër 2012” (Angli),  “Rio 2016” (Brazil)  dhe tani në “Tokyo 2020” (Japoni).

Olimpiada u zhvillua në Barcelonë të Spanjës, 24 korrik-9 gusht 1992.

Shqipëria mori pjesë me 7 sportistë (5 meshkuj dhe 2 femra), ku më i riu ishte peshëngritësi Sokol Bishanaku (21 vjeç e 58 ditë), ndërkohë që më i vjetri ishte qitësi Kristo Robo (43 vjeç e 235 ditë). Flamurmbajtëse e delegacionit shqiptar është Enkelejda Shehu.

Vendi ynë mori pjesë në katër disiplina: peshëngritje (3: Sokol Bishanaku, Fatmir Bushi dhe Dedë Dekaj), qitje (2: Kristo Robo dhe Enkelejda Shehu), atletikë (1: Alma Qeramixhi) dhe not (1: Frank Leskaj).

Edhe në “Barcelona 1992”, Shqipëria nuk arriti të marrë asnjë medalje. Peshëngritësi Sokol Bishanaku mori pjesë në 57 kg, duke zënë vendin e 11-të nga 18 sportistë (3 nuk u klasifikuan), pasi ngriti në dygarësh 290 kg, kur kampioni olimpik Israel Militosyan ngriti 337.5 kg. Diferenca është e qartë. Sokol Bishanaku po në këtë peshë zuri vendin e 13-të, me 282.5 kg në dygarësh. Dedë Dekaj mori pjesë në 110 kg, duke zënë vendin e 9-të nga 24 peshëngritës, duke ngritur në dygarësh 380 kg (kampion doli gjermani Roni Veler me 432.5 kg).

Notari Frank Leskaj mori pjesë në tri gara: 50 metra stili i lirë (i 50-ti nga 75 notarë), në 100 metra stil i lirë (i 62-ti nga nga 75 notarë) dhe në 100 metra bretkosë (i 56-ti nga 59 notarë).

Atletja Alma Qeramixhi mori pjesë në shtatgarësh, por nuk arriti të kualifikohej, ashtu si gjashtë pjesëmarrëse të tjera, ku në total ishin 33 sportiste.

Qitësi Kristo Robo (565 pikë) zuri vendin e 30-të, po nga aq sportistë (pra i fundit, në garën 25 metra me pistoletë, me breshëri të shpejtë. Enkelejda Shehu zuri vendin e 14-të (nga 41 qitëse) në 25 metra me pistoletë sportive.

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

KAMPIONATET

Kategoria e Parë, zbardhet kalendari i edicionit 2024-2025

Pas përfundimit të 3 fazave, skuadrat e renditura në vendin e parë dhe të dytë ngjiten automatikisht në kategorinë “Abissnet…

KOMBËTARET

Çeki-Shqipëri, Silvinjo dhe Bajrami: E vështirë, duam fitore

Në prag të sfidës ndaj Çekisë, e vlefshme për Nations League, që do të luhet nesër në stadiumin “Epet Arena”…

TIFOZËT SHQIPTARË

Super tifozi i “Kuq”, Erion Braçe: Bravo Laçi! Skuuuadëëër!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe, uroi Laçin pas kualifikimit historik për në turin e tretë të Conference League.

MERKATO

Dajan Shehi, te Botosoni në Rumani

26-vjeçari do të firmosë një kontratë 2-vjeçare me klubin rumun

TIFOZËT E HUAJ

Duka: Tani duam të kualifikohemi në Botëror

Rrugëtimi i Kombëtares kuqezi në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024” është ende një nga temat më të diskutuara në…